Xhamia e Namazgjasë nis ndërtimin brenda janarit, finalizohet në 3 vjet

Brenda këtij muaji do të nisë puna për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë.Kreu i komunitetit mysliman, Skënder Bruçaj në një intervistë për Kosovapress thotë se me tejkalimin e burokracive është hapur më në fund rruga për nisjen e projektit që pritet të finalizohet brenda 3 viteve.Xhamia e Namazgjasë do të bëhet realitet në 2018 ndërsa punimet do të nisin brenda këtij muaji. Në një intervistë për KosovaPress kreu i komunitetit mysliman Skënder Bruçaj tha se tashmë nuk ka asnjë pengesë."Me shumë dëshirë dhe vullnet dhe me burokraci të ndryshme u arrit në një pikë që nuk kemi asnjë pengesë në lidhje me ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë. Ne aktualisht jemi në kontakt me donatorin kryesor që është Komuniteti Mysliman Turk. Kur prej vitesh janë mbledhur donacionet nga vetë besimtarët myslimanë turq në Turqi. Besoj së në janar ne do bëhemi gati t'ia nisim investimeve, të nis fillimi i Xhamisë që për 3 vjet, pa kaluar 3 vjet do të jetë gati."Kreu i komuniteti mylsiman shpreh pakënaqësi për angazhimin e politikës në zgjidhjen e problemit të pronave të këtij komuniteti."Aktualisht ne ashtu si dhe shumë komunitete të tjera fetare nuk mund të themi se kemi pasur një vullnet të hekurt nga politikanët apo politikbërësit për të zgjidhur përfundimisht problemet që kanë pasur komunitetet fetare për sa i përket pronave apo një zgjidhje apo të një trajtimi pak më ndryshe. Edhe ata na kanë lënë si të thuash në hallet tona, duke menduar se do t'i zgjidhim vetë. Por unë mendoj se duhen shikuar ndryshe interesat e komuniteteve fetare në Shqipëri, sepse ato mund të kenë një ndikim shumë pozitiv edhe në edukimin e brezave, në minimizimin e disa plagëve në shoqëri."Kreu i komunitetit mysliman Bruçaj këmbëngul në faktin se futja në shkolla e lëndës që do të jepte njohuritë bazë për fenë, do të ishte shumë e rëndësishme sepse do të ndihmonte në harmonin dhe bashkëjetesën fetare mes të rinjve."Ka shumë modele në Austri dhe në Gjermani që nëpër shkollat publike të interesuarit kanë mundësi të marrin lëndë fetare, të paktën për tu informuar saktësisht nga burimi i drejtpërdrejtë çfarë është feja. Sepse këtu me globalizimin, me mjetet e komunikimit me internetin e shumë hapësira të ndryshme ka shumë persona që flasin në emër të fesë dhe ky diversitet i pakontrolluar ka çuar në këto problem që kemi tani, radikalizmin apo qasjen ekstremiste."Gjatë intervistës kreu i komunitetit mysliman ka folur edhe vizitën e Papa Françeskut në Tiranë dhe mesazhet që ai la për të gjithë komunitetet fetare në Shqipëri./Oranews.tv/