“Rockefeller Brothers fund” me sytë nga Shqipëria. Urimi nga SHBA: Më pak vrasje ndër vedi

“Një vit me më pak aksidente në Shqipëri dhe më pak vrasje ndërmjet njëri tjetrit”.Ky është urimi më i mirë që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shqiptarët e Shqipërisë në këtë fillim viti nga Drejtori për programin e Ballkanit Perëndimor të “Rockefeller Brothers fund”, Haki Abazi.Shoqëria e vëllezërve “Rockefeller Brothers fund”, është një nga organizatat me seli në SHBA tepër e angazhuar në Ballkanin Perëndimor për ndryshime shoqërore me qëllim arritjen e drejtësisë dhe një mjedisi më të mirë jetësor. Por në Shqipëri kjo shoqëri nuk është tepër aktive.Në një intervistë me skajp për emisionin “Ballkan Magazine” të gazetares Linda Karadaku në Ora News zoti Abazi thotë se në 2008 është tentuar të përfshihet Shqipëria por për shkak të krizës financiare fondi pësoi humbje. Por premton se nuk do të ndalet dhe në të ardhmen “Rockefeller Brothers fund” do të zgjerojë aktivitetin e saj në Shqipëri.Pyetja: Ku është Shqipëria në mbështetjen e vëllezërve RockefellerHaki Abazi: “Një mandatin tonë nuk e kemi pasur Shqipërinë. Kemi tentuar që në 2008 të bëjmë një përfshirje të Shqipërisë por për fat të keq për shkak të krizës financiare fondi pësoi një humbje në këto tregje por kemi arritur ta përfshijmë në nismat rajonale. Shqipëria është pjesë e platformës së Selanikut, bashkëpunim rajonal në fushën e arsimit, energjetikës dhe tregut të punës dhe ekonturizmit. Dhe kemi bërë përkrahjen e organizatës “Partner Albania” për filantropinë.Për çdo vit japim çmim për individë dhe koorporatë që ndihmojnë në zhvillimin e filantropisë. Shqipëria është e pëfshirë në një garë rajonale për përkrahjen e ideve të gjelbërta biznesore.Për çdo vit në tre vitet e fundit ka një fitues nga Shqipëria. Janë ide të një madhësie të vogël në kuptimin biznesor por motivojnë nismat individuale.Sigurisht që nuk do të ndalemi këtu. Varësisht nga dispoziciomi i mjeteve financiare dhe prioritieti i qeverisë do të tentojmë që në të ardhmen ta zgjerojmë në të ardhmen.”Pyetja: Një urim për të gjithë shqiptarët për këtë vit..Haki Abazi: “Një vit me më pak aksidente në Shqipëri dhe më pak vrasje ndërmjet njëri tjetrit”.