Rrëshqitjet e tokës rrezikojnë të bllokojnë aksin Lezhë-Rubik
Rruga nacionale që lidh Lezhën me Rubikun rrezikon të bllokohet pasi janë shembur disa pjesë të saj, ndërsa gërryerjet nga lumi Mat janë më prezente në hyrje të Rubikut.Në dy pjesë të këtij segmenti kalimi i mjeteve bëhet vetëm në nje korsi, duke shtuar rrezikun për aksidente.Drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejtë, pasi lëvizin çdo ditë me rrezikun e aksidentëve."Rruga është shumë e keqe, dhe është shumë e rrezikshme për jetën tonë. I bëj thirrje pushtetit lokal dhe qeverisë të marrin masa" thotë një shofer.Rreshqitja e rruges mund të izolojë qindra banorë të fshatrave të Rubikut. Ndërsa Auteriteti Kombëtar i Rrugeve per veriun nuk ka marrë asnjë masë për të riparuar pjesët e dëmtuara edhe pse është vënë në dijeni të situatës./Oranews.tv/