Tragjedia e Vitit të Ri, policia e Shangait mohon pistën e dollarëve fallco

Policia e Shangait hodhi poshtë pistën e dollarëve fallco si shkaku i vdekjes së 36 personave gjatë festimeve të Vitit të Ri në qytetin e dytë më të madh të Kinës.Ndërkohë që hetimet vazhdojnë, mijëra njerëz janë mbledhur në sheshin Çen Ji për të vendosur lule në vendin ku ndodhi tragjedia.Zona ku ndodhi incidenti tragjik është mjaft popullore dhe epiqendër e festimeve të fundvitit, me arkitekturë historike dhe qiellgërvishtës mahnitës.Pas ngjarjes qeveria lokale anulloi të gjithë aktivitetet festive për nder të viktimave, duke zhytur në errësirë qendrën.Sipas pamjeve të regjistruara nga videot e sigurisë në rrugët pranë sheshit treguan se hedhja dollarëve fallco kishte ndodhur vërtet por nejrëzit që kishin nxituar t'i kapnin ato nuk ishin shkaktarët e shtypjes së personave, shumica e të cilëve ishin femra rreth të njëzetave./Oranews.tv/