Greqi, 55 vjeçari vret me thikë vëllain, kunatën dhe fëmijën e tyre 12 vjeç

Greqi-Një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre 12  vjeç janë vrarë në banesën e tyre. Ngjarja ka nodhur në Selanik ditën e sotme.Policia thotë se çift dhe djali i tyre 12-vjeçar u qëlluan me thikë në banesën e tyre, nga vëllai i kryefamiljarit. Më pas autori 55 vjeç  është hedhur nga ballkoni duke dashur t'i japë fund jetës së tij.Autori i vrasjes së trefishtë i cili kishte edhe  plagë me thikë është arrestuar dhe është dërguar në spital.Deri tani nuk dihet shkaku i vrasjes së trefishtë, por dyshohet që të jetë një konflikt për shkaqe ekonomike.