Greqi, përçahet PASOK, Papandreu prezanton sot partinë e re
Athine- Jorgos Papandreu do të themelojë sot partinë e tij të re duke u ndarë përfundimisht nga PASOK.Ndërsa zyrtarizimi pritet rreth orës 16: 00 të ditës së sotme, PASOK ka reaguar përmes një deklarate për mediat ku akuzohet Papandreun "për një akt politik të pamoralshëm dhe absurd që konsiston në përpjekjen e ish-kryeministrit për të përçarë PASOK-un dhe pak ditë para zgjedhjeve të krijojë partinë e tij".Zëdhënësja e re e shtypit e PASOK, Eva Kaili deklaroi trishtimin e partisë për lëvizjen e zotit Papandreu dhe vuri në dukje se "shpresonim që përfundimisht do të dëgjonte zërin e përgjegjësisë partiake dhe kombëtare dhe apelet për unitet. U gënjyem. Vendimi i tij ishte marrë prej kohësh dhe nuk kishte nevojë as për pretekste".Kjo lëvizje vjen pas përplasjeve brenda partisë PASOK, ndërsa Greqia shkon në zgjedhje të parakohshme pas dështimit për të zgjedhur presidentin e saj./Oranews.tv/