Norman Atlantic, gjendet kutia e zezë, italianët akuzojnë grekët/ FOTO
Menjëherë sapo trageti "Norman Atlantic" është ankoruar në portin e Brindizit, hetuesit italianë kanë sekuestruar kutinë e zezë. Ajo është prova kryesore e cila do të saktësojë dhe shkakun e incidentit dhe dinamikën e ngjarjeve.Prokurori i Barit, Etore Kardinali, bëri të ditur se kutia e zezë do të analizohet nga specialistë teknikë në ditët në vijim ndërsa deri më tani janë kryer vetëm verifikimet në anije.Kryeprokurori i Barit, Xhuzepe Volpe, i cili pak ditë më parë kritikoi ndërhyrjen e anijes rimorkiatore shqiptare për tërheqjen e tragetit, këtë herë ka akuzuar palën greke se po vonon të japë listën e personave të hipur në Patra dhe Igumenicë.Ai konfirmoi gjithashtu se pritej të gjindeshin në anije edhe 10 deri në 15 trupa të tjerë të pajetë."Numri zyrtar do të mësohet kur Greqia të vendosë të japë listën e personave që kanë hipur në target, pasi Athina po vonon"Zyrtarisht prokuroria e Barit ka nisur hetimet për 4 persona. Përveç kapitenit Arxhilio Xhakomaci, dhe pronarit të tragetit, në hetim janë dhe përfaqësuesi i shoqërisë greke, Anek Lines, që kishte marrë tragetin me qira, Pavlos Fantakisa, si dhe Luixhi Iovine, 45 vjeç, oficer i parë i anijes dhe Françesko Romano, 56 vjeç inxhinieri i dytë i anijes.Më 30 nëntor një tjetër anije e kësaj shoqërie u përfshi nga flakët. Por ekuipazhi kishte arritur t'i shuante ato./Oranews.tv/