Shpend Ahmeti, kryebashkiaku më i mirë për janarin 2015
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është zgjedhur kryetari më i mirë i vendor në botë për muajin janar të këtij viti.Këtë vlerësim ia ka dhënë nga faqja online më e njohur për qytetet e botës City Mayors me seli në Londër, e cila në muajin e kaluar, dhjetor, kishte zgjedhur kryetaren e kryeqytetit të Polonisë - Varshavën, Hanna Gronkieëicz-Ëaltz, si kryebashkiaken e muajit.Faqja online shkruan se zgjedhja e Shpend Ahmetit në krye të Prishtinës ishte një ndryshim i madh.Përmendet si ai e ka rrëzuar nga pushteti një prej liderëve më të mëdhenj të Kosovës, partia e të cilit kishte udhëhequr 14 vite pas luftës.Ahmeti e përfaqëson Vetëvendosjen, një parti politike e formuar në vitin 2005", shkruan ndër të tjera "CityMayor".Aty thuhet se Ahmeti mund të jetë i vetmi kryebashkiak i cili është zgjedhur në këtë pozitë direkt nga puna e tij në arsim. Përmendin shkollimin e tij dhe eksperiencën si profesor në Universitetin Amerikan në Kosovë.Në këtë shkrim thuhet se si Ahmeti arriti të mundte Isa Mustafën kryetarin e partisë e cila qeveriste me Prishtinën për 14 vjet që nga paslufta.
Oranews.tv/