Voskopoja, fshati turistik me kulturë dhe gatime tradicionale

Voskopojë-Histori, kulturë, natyrë të mrekullueshme dhe mbi te gjitha gatime tradicionale kjo është një pakete e plotë që ofron fshati turistik i Voskopojës, qe në pak zona simotra ke mundësi t'i shijosh. E vendosur rreth 20 km nga Korca, Voskopoja  pret mesatarisht, 20 mijë turistë në vit.Një nga pikat më interesante turistike, e ngritur  para viteve '90 si kamp për punëtorët, ka një pamje krejt tjetër. E ndërtuar e gjithë me gurë dhe dru, ajo pret në çdo stinë, qindra pushues.Mes bredhave të lartë, kjo pikë është e pasur me sasi të lartë të ozonit në oksigjen, deri në 24 %, që në Evropë gjendet vetëm në një fshat në Bjellorusi. Por Voskopoja nuk ka vetëm historine dhe kulturen apo shtepite dhe bujtinat e ndertuara me shije dhe te gdhendura në gur, e vecanta e saj kane qene dhe mbeten gatimet e amvisave voskopojare, gjeli i fshatit, shqerra e pjekur, petullat e gollozhegut, bakllava, pengjir, janë vetëm disa nga gatimet me të preferuara të turistëve vendas por edhe të huaj, një stil gatimi që vetëm vendaset ia dinë sekretin.Për festat e fundvitit bujtësit dhe restorantet e zonës i kanë mbyllur prenotimet qysh 1 muaj me pare. Turistët nuk kanë naze, thjesht i shijojnë gatimet e amvisave ashtu sic ua servirin, në menyrë të perkryer.Banorët janë përpjekur të ndërtojnë një qytetërim mikpritës, që kulmon cdo vit me turistët më 31 dhjetor.Kreu i komunës së Voskopojës Nexhip Bacilli, na rrëfen që fshati ndonëse ka nje fluks të lartë vizitorësh në cdo stinë të vitit, ka edhe vështirësi që ia vështirësojnë mikpritjen.  Problem mbetet mungesa dhe numri i vogël i ambienteve akomoduese, cka bën që edhe numri i turistëve në Voskopojë të jetë i kufizuar.  Sot Voskopoja numëron rreth 200 shtëpi dhe disa hotele.Voskopoja e ka zanafillen qysh ne shek e 14 por lulezimin me te madh e ka arritur ne shek 18 kur u be edhe qyteti i dyte me i madh ne Perandorinë Otomane atehere mendohet te kene jetuar ne qytet 50 mije banore. Fundi i lulëzimit të Voskopojës erdhi së bashku me shkatërrimin total të qytetit, gjatë  viteve 1769, 1772 dhe 1789, por u rrënua  përfundimisht gjatë luftës së parë botërore në 1916.Megjithatë, e rrethuar mes malesh, bri pyjeve të dendur ajo mbetet një nga vendet më përrallore.Voskopoja, që ka shërbyer si muzë për shkrimtarë, studiues apo historianë, vazhdon të jetë djepi i kulturës. Kjo e fundit sot gjithmonë e më shumë po funksionon për nxitjen e turistëve.Nëse shkon njëherë në Voskopojë, qoftë edhe për pak caste, kthehet në një ndalesë që nuk do të harrohet lehtë.voskopoja