Kanceri? Studimi: Thjesht fat i keq, s'ka lidhje stili i jetesës
Çështje stili të jetuari, apo trashëgimie? Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen një studim që vlerëson se 2/3 e personave sëmurën me kancer "rastësisht" ose më mirë "fati I tyre keq"Një tezë e cila shkon kundër protokolleve zyrtare të parandalimit të kancerit, një prej çështjeve më të studiuara në mjekësi.Mënyra e të ushqyerit, stresi, mënyra e jetesës në përgjithësi kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes me shpresën për të evituar shfaqjen e kancerit. Por ja tek vjen një studim I diskutueshëm i Universitetit John Hopkins sipas të cilit në rastet më të shumta të kancerit, origjina mund të jetë thjesht "fat". Ajo që ndodh është shumë e ngjashme me një lloj të një qarku të shkurtër të ADN-së, apo shkëmbim i papërshtatshëm i informacionit që rezulton në transferimin e gabimit nga një qelizë në tjetrën.Në studimin e publikuar në revistën "Shkencë" studiuesit kanë tentuar të vlerësojnë sa influencon mutacioni rastësor i ADN-së, në krahasim me faktorë të tjerë si trashëgimia apo stili u jetesës. "Besojmë se përgjigjja themelore e studimit të kancerit është pikërisht kjo- shpjegon për Yahoo, Cristian Tomasetti, studiues dhe asistent i katedrës së Onkologjisë të Universitetit Johns Hopkins.Përgjigjja e vetme është se kanceri është thjesht një rastësi fatkeqe.