Vrasja e dyfishtë në Vlorë, 4-vjeçarja pa të vritet i ati dhe kushërira

Vajza 4- vjeçe e viktimës Parid Veliaj është dëshmitarja më e vogël e dramës së rëndë në Vlorë ditën e dytë të Vitit të Ri.Ndërkohë Ervis Lulushi, ka pranuar autorësinë e vrasjes së Parid Velajt dhe 21 vjeçares Paola Bisha. Burimet kanë bërë të ditur se 27 vjeçari ka mohuar të ketë rrëmbyer një automjet dhe të ketë kërcënuar policinë.Mesditën e 2 janarit 2015 Ervis Lulushi vrau 21 vjeçaren Paola Bisha dhe 28 vjeçarin Parid Veliaj. Në vendin e ngjarjes mbeti i plagosur edhe 28 vjeçari Gerti Arapi.[caption id="attachment_445345" align="alignright" width="640"]vrasja ne vloree Në foto: Vrasësi(majtas), viktimat dhe i plagosuri (djathtas) dhe vendi ku ndodhi vrasja[/caption]Deshmitarja e vrasjes vajza 4-vjeçareE ulur në tavolinë me prindërit ajo ka parë sesi është vrarë kushërira e saj 21-vjeçarja Paola Bisha dhe babai që tentoi të ndalonte krimin e rëndë.Sipas policisë së Vlorës vogëlushja për fat të mirë i ka shpëtuar plumbave të 28- vjeçarit Ervis Lulushi por ka pësuar tronditje nga skena dramatike që i është dashur të përjetojë. Si ndodhi vrasjaPas hetimeve intensive policia bregdetare ka zbardhur gjithë detajet e vrasjes së dyfishtë duke lajmëruar edhe arrestimin e një oficeri ushtrie që nuk ka kallëzuar planin e autorit me të cilin kishte kaluar ditën në qytetin bregdetar.Ngjarja e rëndë, e cila shënoi edhe vrasjen e parë për vitin 2015 u regjistrua rreth orës 13:30 në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Dy viktimat e kësaj tragjedie, vajza 21 vjecare dhe kushëriri i saj, Parid Velaj,28 vjecar ndodheshin në pasticerinë “Grand Gelato” në qytetin bregdetar së bashku me të motren Ina Bisha, Parid Veliaj dhe Luljeta Veliaj, bashkëshortja, vajzën e tyre 4-vjecare, dhe shtetasin Gerti Arapi, duke konsumuar pije të ndryshme.Në këtë kohë Ervis Lulushi së bashku me Henrik Merkaj ka qënë duke lëvizur me automjetin tip Lancia Y, AA307HF, përgjatë rrugës në lagjen Uji I Ftohtë ku ka parë Paolen në lokalin Grand Gelato. Autori i dyshuar ka zbritur nga automjeti që drejtohej nga Henriku Merkaj dhe i është afruar pranë tavolinës së tyre.Ervisi ka kërkuar të marrë takim me Paolen me të cilën kishte një lidhje dashurore rreth një vit më parë, lidhje e cila ishte refuzuar të vijonte nga ana e vajzës e cila prej disa kohësh ndodhej jashtë shtetit.Kjo situatë ka ngjallur reagimin e 28 vjecarit Parid Velaj i cili ka ndërhyrë duke e mënjanuar Ervis Lulushin.“Pasi nuk është lejuar të takojë shtetasen Paola Bisha, nga personat me të cilët ishte kjo e fundit Ervis Lulushi ka nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë mod 54 dhe ka qëlluar fillimisht në drejtim të Paola Bishes, më pas në drejtim të Parid Velaj si dhe ka qëlluarnë kokë me qytën e armës shteasin Gerti Arapi” sqaron policia ne njoftimi zyrtar per vrasjen.Për pasojë vajza e re ka humbur jetën menjëherë, ndërsa kushëriri i saj ndërroi jetë rrugës drejt spitalit të Vlorës. Në këtë situatë të kjijuar në brenda pak metra katror të lokalit ka mbetur i plagosur edhe Gerti Arapi i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.Tentativa e arratisjesPasi ka shkrehur karrikatorin e plotë të pistoletës, 28 vjeçari Lulushi ka dalë menjëherë nga lokali dhe ka tentuar të largohet. Ai ka tentuar të ndalojë automjete të rastit për tu larguar, dhe disa metra larg vendit të ngjarjes nën kërcënimin e armës ka hyrë në automjetin tip Wolkswagen Golf AA 545 GS, i cili drejtohej nga Daniel Mehmeti, banues në Vlorë i cili ndodhej rastësisht në afërsi të vendit të ngjarjes. Pasi kanë kryer një pjesë të shkurtër të rrugës me makinë automjeti është bllokuar nga forcat e policisë që kanë mbërritur në vend dhe kishin marrë informacion se me cfarë automjeti po largohej autori.Në këtë moment autori ka braktisur automjetin që grabiti dhe ka filluar të ecë në këmbë i ndjekur nga forcat e policisë të cilat i knë bërë disa herë thirrje për tu dorëzuar. Pas disa qindra metra ndjekjeje të tij forcat e Policisë kanë bërë të mundur rrethimin, neutralizimin e tij dhe të armës të cilën e mbante të drejtuar në drejtim të punonjësve të policisë, si dhe shoqërimin e tij në Polici.Por ai është kapur vetëm disa qindra metra larg vendit të krimit me armë në dorë ndërsa raportohet se ka tentuar të marrë peng kalimtarin 32 vjecar Daniel Mehmetin për ta pasur si mburojë përballë policisë.Kercenoi dhe policine“Ervis Lulushi, disa herë gjatë ndjekjes së tij nga forcat e policisë ka kërcënuar me jetë këto të fundit duke u drejtuar edhe armën e zjarrit”thuhet ne njoftimin e policisë.