Asfiksohen nga gazi, tre të moshuara humbin jetën në Kuçovë
Tre të mushuara kanë humbur jetën në Kuçove pasi janë asfiksuar nga gazi teksa ishin duke u ngrohur, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rendë shëndetësore. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 të 2 janarit në fshatin Polovinë.Kuçovë- Motrat Fatmira Selenica e Ruzhdie Toskaj ndodheshin në këtë dhomë bashkë me vjehrrën e kësaj të fundit, dhe nënën e tyre Mine Dyrmo të cilin kishin ardhur ta takonin me rastin e festës së Vitit të Ri.Por gratë nuk kanë arritur të kuptojnë se soba që po i ngrohte edhe po i merrte jetën si pasojë e gazit që lëshonte në ambientin e vogël dhe të mbyllur.Për pasojë dy motrat Fatmira dhe Ruzhdie 53 e 60 vjeçe dhe vjehrra e kësaj të fundit kanë humbur jetën nga asfiksia. Ndërkohë e moshuara Mine Dyrmo është gjetur në gjendje kritike dhe u përcoll për në spitalin e Beratit.Kryefamiljari Petrit Dyrmo, ndërsa tregon se si gjeti tre viktimave në shtëpinë e tij dhe si arriti të shpëtojë vetëm nënën e moshuar pranon se familja ka pasur edhe më parë probleme me gazin që përdor për ngrohje, por fatmirësisht pa viktima.Policia lokale ngriti dyshimin se ngjarja ka ndodhur për shkak të pakujdesisë, por nuk përjashtohen as pista të tjera pasi banorët thonë se e gjithë zona përdor gazin natyror për tu ngrohur, tubacionet e të cilit nuk janë kontrolluar prej viteshKanë qenë banorë të lagjes të cilët janë alarmuar pasi në banesë nuk po shikonin më gratë dhe që prej mëngjesit të sotëm, 2 janar, ato nuk i kishin parë në oborrin e shtëpisë si zakonisht.(Raportimi i gazetares Eriola Azizolli)