Itali, 83 % e policëve sëmurë natën e Vitit të Ri? Nxehet Renzi
Rome- Qeveria italiane ka kërcënuar se do të marrë masa të rënda disiplinore pasi 83% e policëve të Romës kanë raportuar se ishin sëmurë natën e ndërrimit të viteve.Autoritetet kanë nisur hetimet për të kuptuar nëse mungesa masive e oficerëve në një prej netëve më të rëndësishme të vitit mund të ketë qenë një grevë jozyrtare.Edhe kryeministri Mateo Renci reagoi përmes Twitter-it duke thënë se shumë shpejt do të ndryshonin ligjet e punës në vend"Po marr vesh që 83% e policëve rrugorë në Romë nuk po punojnë më 31 dhjetor sepse janë "sëmurë". Ja pse në 2015-ën do t'i ndryshojmë ligjet për administratën publike", shkruajti ai në rrjetin social.Policia dhe qeveria kanë pasur prej disa muajsh tashmë debate për ndryshimin e rrogave dhe kushteve të punës.Nënkryetari i Bashkisë së Romës, Luixhi Nieri, shprehu zhgënjimin e tij për veprimin e policëve. "Në rrugët e Romës ishin rreth 600 000 vetë që po festonin ndërrimin e viteve. Kjo është e papranueshme", tha ai.Fatmirësisht festa në kryqytetin roman kaloi pa incidente, por sindikatat kanë paralajmëruar se protestat do të vijnë duke u shtuar në javët në vazhdim./Oranews.tv/