Dy ditë pas ndërrimit të viteve, Tirana përsëri e zhurmshme

Qetësia që pushtoi rrugët e Tiranës pas ndërrimit të viteve, ka zgjatur fare pak. Kryeqytetit i është rikthyer zhurma, e  bashkë me të lëvizja e njërëzve dhe makinave.Këtë vit mesa duket "tradita" e pushimit të gjatë në shtëpi pas festave, është zbehur, dhe njerëzit kanë zgjedhur të shëtisin e të shijojnë rrezet e ngrohta të diellit në këto ditë me temperatura nën zero, apo të nisin vizitat e Vitit të Ri tek të afërmit.Pas punonjësve të pastrim-gjelbërimit në Bashkinë e Tiranës, të vetmit që historikish i janë rikthyer punës pas festimeve të ndërrimit të viteve, tanimë edhe tregëtarët i janë rikthyer punës dhe lokalet janë të tejmbushura me njerëz.