Lezhe, i marrin zjarr rrobat teksa po ngrohej, humb jetën 82 vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Janar 2015, 21:25
Lezhë-Një 82 vjeçare ka gjetur vdekjen pasi u dogj teksa ishte duke u ngrohur në sobë me dru. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Kallmet të Lezhës.Sipas informacioneve që ka siguruar Ora News, 82 vjeçarja Lula Pjetrit i morën rrobat zjarr dhe në atë moment nuk kishete njeri në shtëpi.E moshuara u nis menjëherë për në spitalin e Traumës në Tiranë, por ka gjetur vdekjen, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë djegies së shkallës së lartë.