Musliu: Korrupsioni në gjyqësor problem në Kosovë,EULEX dështoi
Krimi i organizuar dhe korrupsioni në sistemin gjyqësor vazhdojnë të jenë ndër problemet më të mprehta për Kosovën dhe një sfidë e cila i përket edhe të ardhmes.Akuza për përfshirje në afera korruptive janë ngritur shpesh edhe ndaj misionit të EULEX-it në Kosovë.Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka folur për sfidat e sistemit të drejtësisë në Kosovë, për bilancet e vitit 2014-të dhe për atë ç'ka e pret Kosovën në 2015-ën, në një intervistë të dhënë për televizionin Ora News në emisionin "Balkan Magazine" të gazetares Linda Karadaku.Pyetjes së gazetares se: Çfarë ka ndodhur me sistemin e drejtesisë ne 2014-ën në Kosovë, ka pasur lëvizje apo stanjacion në sistemin e drejtësisë ?Betim Musliu i është përgjigjur se : "Vazhdon të ketë dhe do vazhdoje të ketë jo vetëm në vitin 2015-ën por edhe gjatë viteve në vazhdim, problemet ndërlidhen me brishtësinë e sistemit të drejtësisë i cili nuk ka arritur ende që të jetë efikas për sigurimin e lirisë.Ndër problemet më kyçe të sistemit të drejtësisë Musliu ka radhitur korrupsionin duke cilësuar madje edhe misionin e Eulexit si të dështuar."Problemet kryesore lidhen me krimin e korrupsionin fushë e cila ka pasur dështime nga ana sistemit të drejtësisë vendore por në këtë vendim ka pasur kompetenca ekskluzive edhe EULEX- i i cili ka dështuar, nuk ka mundur ti adresojë çështjet ashtu siç duhet.Nga raportet monitoruese del se ka pasur probleme serioze për të luftuar kriminalitetin, sidomos krimin e organizuar dhe korrupsionin. probleme jane evidente dhe do te jenë edhe në të ardhmen".I pyetur më tej se cilat janë pikat e dobëta të sistemit të drejtësisë, dhe pikat ku duhet ndërhyrë Betim Musliu i është përgjigjur :"Në përgjithësi e kanë lënë të brishtë, kjo lidhet me ndërhyrjet politike, çfarëdo ndërhyjrje që bën që rezultatet e sistemit të drejtësisë të minimizohen që të mos jenë efikase, nuk përkthehet ndryshe vetëm si ndërhyrje të pushteteve ne sistemin gjyqësor"Musliu gjithashtu e vuri theksin tek buxheti i sistemit gjyqësor si një nga arsyet e ndërhyrjes në këtë sistem duke bërë të ditur se : "Ka pasur ndërhyrje sepse buxheti ka qenë i mangët dhe kjo ka qenë qëllimisht, që të mos jetë sistemi i fuqishëm pasi një i tillë do bënte që kjo elitë politike, një pjesë të tyre sistemi ti çonte në burg, pasi sistemi do ishte i pavarur".Një problem tjetër sipas Musliut është përparësimi i anëtarëve të këshillit gjyqësor: "Ketu kemi ndërhyrje në këshillin gjyqësor pasi anëtarët zgjidhen nga kuvendi dhe jo nga gjyqësori, ky është një standard që nuk plotesohet dhe duhet ta plotësojë gjithashtu edhe zbatimi i ligjeve. Kosova nuk ka ligje të këqija por nuk zbatohen në praktikë"I pyetur nëse problem është politika dhe jo sistemi i drejtësise, nëse kemi minimizim të politikës do kishim një sistem më të mirë?Betim Musliu i është përgjigjur se : "Fajin e kanë politikat e mbrapshta, që janë ndërtuar që pas mbarimit të luftës, përkrahja për sistemin e drejtësisë ka qenë minimale është berë me qëllim, sepse është mbajtur si një sistem i brishtë , sistemi është i varur nga politika jo nga ndërhyrjet klasike në raste të caktuara, por duke e lënë atë të brishtë". Kjo qeveri e re duhet të shprehë vullnetin e saj që ta bëje punën në mënyrë efektive. Ne do jemi pjese e raporteve vendore që do ta kritikojnë ashpër dhe që do e tregojnë këtë".Lidhur me burimet njerëzore në sistemin e drejtësisë përsa i përket specifikave se cilat janë specifikat për secilën e tyre Musliu thotë se : "Janë rreth 20 milionë euro të cilat ndahen për pushtetin gjyqësor, po nevojat janë më të mëdha. Çështja e buxhetit krijon varësi ndaj pushtetit gjyqësor ndaj ekzekutivit, sepse buxheti i pushtetit gjyqësor kalon në Kuvend, kemi ndërhyrje,dhe propozimi është gjithmonë një buxhet i vogël nga se kërkohet, pushteti gjyqësor ka resurse të mangëta."Problemet kryesore të sistemit të drejësisë sipas Musliut janë krimi dhe korrupsioni dhe sipas tij ai është dëmtuar edhe nga ndërhyrjet që i janë bërë, duke e quajtur si një nga pikat e dobëta të sistemit të drejtësisë në Kosovë, ai shton se : "Pushteti gjyqësor ka mbetur i brishtë, me ndërhyrjet politike në sistemin e drejtësisë përkthehet si ndërhyrje e pushteteve në pushtetin gjyqësor, një sistem i fuqishëm i drejtesisë do bëntë që personat të çohen në burgje. Zbatimi i ligjit, ligjet nuk zbatohen në praktikë. Ka ligje të mira që janë në harmoni me BE po për fat të keq nuk zbatohen"Pyetjes se ka kritika mbi integritetin e atyre që punojnë në drejtësi në Kosovë të prokurorëve , gjyqtarëve, se ka pasur raste penale dhe se a mendoni që një nga përpjekjet kryesore është të luftohet korrupsioni brenda vetë sistemit?Betim Musliu i është përgjigjur: " Ka pasur probleme dhe është paraqitur nevoja që të bëhet një filtër, ku është bërë një pastrim i rreth 60 përqind e kuadrove që kanë qenë në sistem janë përjashtuar.Sjellja e gjykatësve vazhdon të jetë problematike. Sjellja e pahijshme vazhdon të jetë evidente, luftimi i korrupsionit të sistemit duhet bërë brenda sistemit gjyqësor dhe prokurimit.Ne si Insituti i Kosovës për Drejtësi bëjmë monitorimin dhe nga 500 raste prokurorët kanë zgjidhur vetëm 41 përqind te rasteve, pra kanë dështuar ti adresojnë siç duhet, më shume se gjysmës së tyre janë pushuar hetimet, më pak se gjysma kanë ngritur aktakuza, në të vërtetë korrupsioni nuk përmbyset fare".Përsa i përket misioneve ndërkombëtare duke qenë se drejtësia në Kosovë ka qenë një ndërrmarrje e perbashkët lokale dhe ndërkombëtare dhe kompentencat vazhdojnë të ndahen, lidhur me misionin e BE-në për sundimin e ligjit për EULEX por edhe për Gjykatën Speciale që pritet të krijohet në 2015, pyetjes se kjo ndarje e kompetencave e ka ndihmuar apo jo sistemin e drejtësisë së Kosovës, Betim Musliu përgjigjet se :" Në fakt është krijuar një praktitë e mbrapshtë që nga UNMIK, që nuk kanë pasur bashkëpunim, ka pasur një bashkëpunim hibrid, por ajo që është parë është se kuadrot e BE nuk kanë qenë të ndonjë kauliteti, nuk perjashtojmë mundësinë që përfaqësues të tyre janë bërë pjesë e aferave korruptive, nuk është se kanë mbartur ndonjë përvojë të avancuar të zbatimit të ligjit të BE-së, është dashur një cilësi më e mirë e punonjësv,e gjykatësve ndërkombëtarë, kemi pasur shumë raste që kanë dështuar prandaj nuk e di sa mund të quhet e dobishme ardhja e tyre."Pyetjes së fundit se : Përsa i përket akuzave publike nga EULEX-i nga ish prokurorja e BE-së Maria Bamie, akuza ndaj prokurorëve, gjykatësve ndërkombëtarë, por fakti që kemi akuza brenda sistemit çfarë tregon kjo?Besim Musliu thotë se : " Besimi i qytetarëve në drejtësinë vendore ka qene i ulët por pritjet ndaj ndërkombëtarëve kanë qene të mëdha, por kur plasën aferat korruptive nga prokurorë apo gjykatës, këto kanë ndikuar ne humbjen e thellë të besimit të qytetarëve në drejtësi, kjo është krimi më i madh që është bërë nga e gjithë kjo aferë publike për korrupsion në misonin EULEX-it, sepse në fund të fundit besimi i qytetarëve është ai që e legjitimon të gjithe drejtësinë e cila ndahet si nga prokurorë edhe nga gjykatës.Duket se edhe për 2015-ën korrupsioni në sistemin e drejtësisë do mbetet një nga sfidat më të vështira për Kosovën./Oranews.tv/