Princi i Anglisë, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me minorene!
Princi Endrju i Anglisë është përfshirë në listën e personave me të cilët një grua pretendon se është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale ndërsa shfrytëzohej si skllave seksi nga një bankier amerikan kur ishte ende minorene.Emri i djalit të Mbretëreshës Elizabeta II u përmend në padinë e ngritur nga gruaja ndaj bankierit Xhefri Epstin. Në padi ajo pretendon se amerikani e ka detyruar të kryejë marrëdhënie me disa miq të famshëm të tij në Nju Jork, Londër dhe një ishull privat në Karaibe.Bankieri amerikan ka precedentë penalë për sa i përket shfrytëzimit të minoreneve, pasi ishte dënuar në vitin 2008 me 18 muaj burgim me të njëjtën akuzë. Gruaja pretendon se në kohën kur ka kryer marrëdhënie me Princin Endrju ka qenë vetëm 17 vjeç, çka përbën shkelje të ligjeve të shtetit të Floridas, ku edhe është ngritur padia.Një zëdhënës i "Buckingham Palace" bëri të ditur që Princi mohon çdo lidhje me rrjetin e shfrytëzimit të minoreneve dhe nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme përderisa çështja është nën hetim. Miqësia e Princit Endrju me Epstinin ka shkaktuar edhe më parë probleme në familjen mbretërore dhe ai është detyruar të japë dorëheqjen nga disa poste shtetërore për shkak të saj. Të dy njihen prej vitesh dhe shpesh kanë kryer udhëtime bashkë dhe kanë qendruar në pronat e njeri-tjetrit.Princi Endrju është djali i dytë dhe fëmija i tretë i Mbretëreshës Elizabeta II dhe Princit Filip. Momentalisht ai është i pesti në radhë për trashëgimin e fronit të Britanisë së Madhe.