Katedralja e Këlnit kundër protestave anti-muslimane!
Katedralja e Këlnit do të fikë dritat e saj të hënën në shënje proteste ndaj marshimit të grupimit kundër muslimanizimit të Europës. Një prej objekteve historike më të famshme në Europë dhe simbol i fesë katolike jo vetëm në Gjermani me këtë veprim do të shprehë pakënaqësinë ndaj rritjes së frymës së intolerancës dhe dallimeve fetare në Gjermani.Grupimi i Patriotëve Europianë Kundër Islamizimit të Perëndimit, PEGIDA, ka tronditur edhe klasën politike gjermane me marshimet e muajve të fundit, duke bërë që edhe kancelarja Angela Merkel të reagojë kundër tyre në fjalimin e fundvitit.Në marshimin e fundit të mbajtur javën e kaluar në Drezden u mblodhën rreth 17 mijë njerëz dhe përveç se tubimit të së hënës në Këln, janë parashikuar edhe të tjera marshime. Kryepeshkopi i katedrales. Dekani i kolegjit të kardinalëve të katderales, Norbert Feldhof, tha se veprimi po bëhej për t'i bërë protestuesit të ndalojnë dhe të mendohen dy herë për atë që po bëjnë, pasi në vetë radhët e tyre ka njerëz të racave dhe feve të ndryshme.Në protestën e organizatës të mbajtur në mars në Drezden, edhe teatri i famshëm i operas, Semperoper, fiku dritat në shenjë proteste.Megjithatë, sipas një sondazhi të mbajtur të enjten në Gjermani, një në tetë persona kanë pranuar se do t'i bashkoheshin marshimit të PEGIDA-s nëse do të zhvillohej në qytetin e tyre. Shumë njerëz janë të shqetësuar për numrin e madh të azilkërkuesve, të cilët kanë shkuar në 200 000 në vitin 2014, katër herë më shumë se në vitin 2012. Partitë kundër emigrantëve kanë përfituar kapital politik nga kjo frymë në të gjithë Europën, përfshi vende si Franca, Britania, Suedia dhe Holanda.