Çmimi i energjisë, prej janarit 2015 shqiptarët do të paguajnë më shtrenjtë

Viti 2015 do të jetë më i shtrenjtë për qytetarët shqiptarë. Nga 1 janari  kanë hyrë në fuqi një sërë taksash të cilat janë rritur duke i rënduar më shumë qytetarëve  midis tyre edhe rritja e  çmimit energjisë elektrike.Nga dje 75 % e shqiptarëve do ta paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë. Enti Rregullator i Energjisë elektrike ka vendosur që çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë të bëhet 9.5 lekë e cila bashkë me TVSH-në shkon në 11.4%.Gjithashtu nga dje qytetarët do të paguajnë me çmim të njehsuar dhe nuk do të ketë më fashë  e cila shërbente për ndarjen e çmimit të energjisë.Qytetarët që harxhonin deri në 300 kw tashmë do të paguajnë rreth 5 mijë lekë më shumë vetëm për energjinë elektrike.Rritja e çmimit të energjisë prek edhe ata familjarë që harxhojnë më shumë se 300 kw pasi tashmë çdo kilovat që do të djegin do të përllogaritet me çmimin 11.4 lekë ndërkohë para heqjes së fashës ata paguanin vetëm mbi fashën 300 kw me çmimin 13.5 lekë.Por një taksë e mjaft e ndjeshme për  xhepat e qytetarëve është edhe rritja e taksës së qarkullimit e cila ka hyrë tashmë në fuqi dhe rritet me lekë . Kështu taksa nga 17 lekë/litër bëhet në 27 lekë/litër .Rritje gjatë këtij viti ka pësuar edhe tatimi mbi të ardhurat nga dividentët siç janë interesat apo huatë nga 10 në 15%.2015 do të jetë më I shtrenjë edhe për duhanpirësit pasi me rritjen e akcizës së cigareve një paketë tashmë do të kushtojë 20 lekë më shumë.Ekspertët por edhe biznesi e shohin me skepticizëm rritjen e taksave dhe të çmimit të energjisë elektrike.Sipas tyre rritja e nivelit të taksave do të ndikojë në uljen e mëtejshme të konsumit duke e future kështu ekonominë në një ngërç të ri.