Speciale/ Ekonomia e shqiptarëve, si ishte 2014 dhe çfarë i pret në 2015

Ekonomia shqiptare po tregon shenjat e shërimit të ngadalshëm.Viti 2014 vlerësohet se ka qenë pozitiv në vlera rritjeje por përsëri kjo përcaktohet e ngadaltë. Edhe pse ende nuk është mbyllur ky vit ekspertët deklarojnë se do të kemi një rritje ekonomike që do të arrij në 2 %.Një sfidë e cila mbetet e prekshme për 2014 është varfëria dhe punësimi. Ekspertët shprehen se ulja e investimet të huaja dhe bllokimi i lejeve të ndërtimit kanë qenë dy pengesa të mëdha të ecurisë ekonomike.Arben Malaj Ish-ministër i Financave deklaron se viti 2014 mund të përmblidhet me fjalët vit i vështirë për ekonominë shqiptareNdërsa për ekspertin Zef Preçi 2014 ishte një vit krize. Kjo sipas Preçit lidhet me ndërrimin e qeverive çka ndryshoi prioritetet apo programet e investimit.Sfidat per 2015Në konferencën e fundit në Shqipëri edhe FMN vlerësoi se rritja ekonomike do të kap 2 % por kërkohet më shumë vëmendje në reduktimin e borxhit publik. FMN premtoi edhe lëvrimin e radhës të kësteve të paketës prej 330 milionë euro për qeverinë shqiptare.Për ministrin e Financave Shkëlqim Cani objektivat e qeverisë do jenë kryesisht për uljen e defiçitit fiskal, borxhin dhe performancën e administratës doganore dhe tatimore.Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj përcaktoi si sfidë sistemin energjitik në vend si dhe rritjen ekonomike.Ndërkohë guvernatorja në detyrë Elisabeta Gjoni përcaktoi si problem kreditimin e ekonomisë.Vjedhja e Bankes se Shqiperise, dhe arrestimi i Guvernatorit Fullani2014 përveç problemeve ekonomike u prek shumë edhe nga skandali i vjedhjes së Bankës së Shqipërisë. Menjëherë pas bërjes publike të vjedhjes guvernatori Ardian Fullani i cili ende nuk ishte akuzuar premtoi se gjithçka do të bëhet transparente.Plot 44 ditë pas zbulimit të skandalit të vjedhjes së 713 milion lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë në pranga përfundoi guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe kryeinspektorja e Bankës, Elivar Golemi.Ndalimi i Guvernatorit u bë nga blutë e kryeqytetit me urdhër të Prokurorisë së Tiranës rreth orës 19:45 të 5 shtatorit 2014, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, në godinën e ish "VEFA", për t'u shoqëruar më pas në Drejtorinë e policisë së Tiranës.Por edhe pse kanë kaluar rreth 4 muaj përsëri Banka e Shqipërisë nuk ka një guvernator.Arben Malaj shprehet se ky institucion duhej ristruktuar sa më parë pasi skanadali i ndodhur ndikoi shumë në kredibilitetin e institucionit.Ndërsa për Zef Preçin përcakton si përgjegjëse të zvarritjes së proçesit të zgjedhjes së Guvernatorit apo të anëtarëve politikën shqiptare.Preçi kërkon kujdes pasi ndikimi i BSH është shumë i ndjeshëm në sistemin bankar shqiptar.Aksioni per ti thene ndal abuzimit me energjineShpesh herë sektori energjetik ka qenë përcaktuar si gropa e zezë e buxhetit shqiptar dhe pikërisht për këtë nisi aksioni kundër të gjtihë konsumatorëve që abuzonin me energjinë elektrike. Madje qeveria shkoi edhe më tej duke kërkuar burg për vjedhësit. Për të ndjekur nga afër këtë aksion ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri zbriti në terren nga ku paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerim për abuzuesitPor pjesë e aksionit nuk ishte vetëm ndërpreja e lidhjeve të jashtligjshme dhe detyrimi i konsumatorëve që të paguanin energjinë që harxhonin.Rritet çmimi i energjise elektrike, dhe burguEdhe pse nuk e pranoi asnjëherë qeveria rriti çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët si dhe hoqi fashën deri në 300 kw. ERE vendosi që konsumatorët familjarë të paguajnë energjinë elektrike me 9.5 lekë për kë e cila bashkë me tvsh 20 % shkon në 11.4 lekë për kilovat.Rritja e çmimit të energjisë prek rreth 75 % të qytetarëve shqiptarëPor çfarë mendojnë për këtë aksion eksperët?Ish-ministri i Financave Arben Malaj e përcakton një sfidë rimëkëmbjen e sektorit energjetik.Sipas tij është e nevojshme të kryen reforma ligjore por njëkohësiht edhe investime.Ndërsa përsa i përket ristrukturimit të çmimit Malaj deklaron se kjo nuk duhet të bjerë në kurriz të qytetarëve.Po ashtu edhe Zef Preçi është kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike çka sipas tij do të ndikoj direkt në uljen e konsumit. Pavarësisht se e vlerëson si nismë Preçi është kundër përdorimit të burgut për këtë çështje.Bllokimi i lejeve të ndërtimit ishte një tjetër nismë e 2014 që sipas qevrisë do ti jepte fund katrahurës së ndërtimeve por për ndërtuesit ishte një shtysë më shumë drejt falimentimit.Ky sektor që prej disa kohësh vuan nga një krizë e thellë. Arben Malaj e cilëson këtë vendim si një prej faktorëve që ka ndikuar në një ecuri të dobët ekonomike të vendit gjatë vitit që lamë pas.Malaj kërkon që të hiqet sa më parë bllokada e ndërtimeve.Po ashtu edhe eksperti Zef Preçi kërkon që të hiqet sa më parë pezullimi i lejeve ndërtimore për ti dhënë frymëmarrje këtij sektori.Pavarësisht sfidave arritjeve dhe problemeve viti 2014 u mbyll. Çfarë e pret ekonominë shqiptare në 2015.Parashikimet janë pak më optimiste me një rritje që pritet të shkoj deri në 3% por përsëri ky është një nivel i dobët.Ajo që e bën edhe më të vështirë këtë vit është edhe fushata elektorale pasi vëmendja e qeverisë do të jetë diku tjetër.Duke marr shkas nga kjo ekspertët kërkojnë me shumë kujdes në përdorimin e fondeve publike pasi e shkuara na ka lënë një eksperiencë të hidhur.Taksa me te larta per 2015Po ashtu në 2015 shqiptarët i presin taksa më të larta dhe kjo sipas ekspertëve ka peshën e vet negative. Ish-ministri i Financave Arben Malaj kërkon më shumë përgjegjshmëri në përdorimin e parave.Në të njëjtën linjë eksperti Zef Preçi uron që këtë vit elektoral të mos ketë prerje shiritash në mënyrë fiktive dhe të bëhet më shumë kujdes me efektin e taksave dhe të përmirësohet klima e biznesit.Ekonomia shqiptare ka ecur në një rrugë me shumë vështirësi por të gjithë treguesit janë pak më optimistë për 2015.