Vlorë, i refuzoi dashurinë, ekzekuton 21 vjeçaren dhe kushëririn e saj
Vlore- Paola Bisha ndodhej në Vlorë për pushime pasi prej vitesh studionte në Gjermani, por refuzimi përballë një ftese i ka marrë jetën bashkë me kushëririn saj Parid Velaj.Ngjarja e rëndë, e cila shënoi edhe vrasjen e parë për vitin 2015 u regjistrua rreth orës 13:30 në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Dy viktimat e kësaj tragjedie, vajza 21 vjecare dhe kushëriri i saj, Parid Velaj,28 vjecar ndodheshin në pasticerinë "Grand Gelato" në qytetin bregdetar së bashku me të motren Ina Bisha, Parid Veliaj dhe Luljeta Veliaj, bashkëshortja, vajzën e tyre 4-vjecare, dhe shtetasin Gerti Arapi, duke konsumuar pije të ndryshme.Në këtë kohë Ervis Lulushi së bashku me Henrik Merkaj ka qënë duke lëvizur me automjetin tip Lancia Y, AA307HF, përgjatë rrugës në lagjen Uji i Ftohtë ku ka parë Paolen në lokalin Grand Gelato. Autori i dyshuar ka zbritur nga automjeti që drejtohej nga Henriku Merkaj dhe i është afruar pranë tavolinës së tyre.Ervisi ka kërkuar të marrë takim me Paolen me të cilën kishte një lidhje dashurore rreth një vit më parë, lidhje e cila ishte refuzuar të vijonte nga ana e vajzës e cila prej disa kohësh ndodhej jashtë shtetit.Kjo situatë ka ngjallur reagimin e 28 vjecarit Parid Velaj i cili ka ndërhyrë duke e mënjanuar Ervis Lulushin."Pasi nuk është lejuar të takojë shtetasen Paola Bisha, nga personat me të cilët ishte kjo e fundit Ervis Lulushi ka nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë mod 54 dhe ka qëlluar fillimisht në drejtim të Paola Bishes, më pas në drejtim të Parid Velaj si dhe ka qëlluarnë kokë me qytën e armës shteasin Gerti Arapi" sqaron policia ne njoftimi zyrtar per vrasjen.Për pasojë vajza e re ka humbur jetën menjëherë, ndërsa kushëriri I saj ndërroi jetë rrugës drejt spitalit të Vlorës. Në këtë situatë të kjijuar në brenda pak metra katror të lokalit ka mbetur I plagosur edhe Gerti Arapi I cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.Tentativa e arratisjes Pasi ka shkrehur karrikatorin e plotë të pistoletës, 28 vjeçari Lulushi ka dalë menjëherë nga lokali dhe ka tentuar të largohet. Ai ka tentuar të ndalojë automjete të rastit për tu larguar, dhe disa metra larg vendit të ngjarjes nën kërcënimin e armës ka hyrë në automjetin tip Wolkswagen Golf AA 545 GS, i cili drejtohej nga Daniel Mehmeti, banues në Vlorë i cili ndodhej rastësisht në afërsi të vendit të ngjarjes. Pasi kanë kryer një pjesë të shkurtër të rrugës me makinë automjeti është bllokuar nga forcat e policisë që kanë mbërritur në vend dhe kishin marrë informacion se me cfarë automjeti po largohej autori.Në këtë moment autori ka braktisur automjetin që grabiti dhe ka filluar të ecë në këmbë i ndjekur nga forcat e policisë të cilat i knë bërë disa herë thirrje për tu dorëzuar. Pas disa qindra metra ndjekjeje të tij forcat e Policisë kanë bërë të mundur rrethimin, neutralizimin e tij dhe të armës të cilën e mbante të drejtuar në drejtim të punonjësve të policisë, si dhe shoqërimin e tij në Polici.Por ai është kapur vetëm disa qindra metra larg vendit të krimit me armë në dorë ndërsa raportohet se ka tentuar të marrë peng kalimtarin 32 vjecar Daniel Mehmetin për ta pasur si mburojë përballë policisë.Kercenoi dhe policine"Ervis Lulushi, disa herë gjatë ndjekjes së tij nga forcat e policisë ka kërcënuar me jetë këto të fundit duke u drejtuar edhe armëne zjarrit"thuhet ne njoftimin e policiseArrestimetErvis Lulushi, vjec 27, banues në Vlorë u arrestua në flagrancë për veprat penale "Vrasje në rrethana të cilësuara", "Prodhimi dhe mbajtjapa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Heqja e paligjshme e lirisë" parashikuar nga nenet 79/e, 278/4 dhe 110 të Kodit Penal.Henrik Ylli Merkaj, vjec 26, banues në Vlorë, me detyrë oficer I Forcave të Armatosura në Repartin 1030 Poshnjë, Berat, u arrestua në flagrancëpër "Moskallzim krimi"parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.Policia ka shoqëruar Arlind Lulushin për të sqaruar përfshirjen e tij të mundshme si bashkëpunëtor i autorit që nisi me një ekzekutim të dyfishtë të statistikat e krimit për vitin 2015.(Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja)[caption id="attachment_445271" align="alignright" width="640"]
Në foto: Autori i vrasjeve, Ervis Lulushi[/caption][caption id="attachment_445088" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Dy viktimat Parid Velaj dhe Paola Bisha[/caption][caption id="attachment_445087" align="alignnone" width="640"]
Në foto: I plagosuri Gerti Arapi[/caption] (Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja)