Sarandë, mjeti bie në kanal aksidentohet për vdekje i riu

Sarandë-Një tjetër ngjarje e rëndë i bashkangjitet ditës së parë të vitit 2015.  27 vjecari Leonard Pando ka humbur jetën pas aksidentit me mjetin që ai drejtonte.Si pasojë e humbjes së kontrollit mjeti I drejtuar nga I riu ka përfunduar në kanal. Për pasojë 27 vjecari Pando ka ndërruar jetë në vendngjarje.Konsumimi i tepërt i alkoolit por edhe pagjumësia mendohet se kanë qenë shkaqet e aksidentit me vdekje. Viktima udhëtonte i vetëm.