Prishtina feston Vitin e Ri 2015 së bashku me Shpend Ahmetin

Edhe pse në temperatura shumë të ulëta, një pjesë e qytetarëve të Prishtinës zgjodhën që Vitin e Ri ta presin së bashku me kryetarin Shpend Ahmeti, në sheshin "Zahir Pajaziti".Festa në kryeqytetin e Kosovës nisi që në orën 14:00 të ditës së djeshme dhe ka vazhduar për 12 orë të tjera, me aktivitete nga më të ndryshmet.Shpend Ahmeti uroi që ky vit të jetë më i mirë se ai që e lamë pas dhe premtoi se do të ketë investime më të mëdha në këtë vit."Jam i lumtur që në vitin 2014 shërbeva në interes të qytetarëve dhe me gjithë kënaqësi po e pres edhe këtë vit që ta vazhdojmë atë punë."- tha Ahmeti.Për të pritur Vitin e Ri në Prishtinë kishin ardhur dhe shumë shqiptarë nga Diaspora. Ndërkaq Kryeministri Isa Mustafa, ka uruar sot qytetarët e Kosovës për ditën e parë të vitit 2015. Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Mustafa shkruan:"Urime dita e parë e vitin 2015. Karvani ecë, ndryshimet do te ndodhin. Qeveria që ju e keni merituar do të punojë për juve. Do të na lumturojë bashkërisht një vend pune më shumë, fytyra e qeshur e fëmijut e rehatia e pensionistit."