Mbi 60 mjete të bllokuara në Qafë Thanë, drejtuesit e mjeteve: Të merren masa

Në Qafë Thanë rruga vijon të jetë e bllokuar dhe rreth 60 mjete kanë qenë në rradhë për më shumë se një orë.Ndërkohë që në dispozicion për pastrimin e rrugëve nuk është vënë asnjë borëpastruese dhe shoferët e mjeteve shprehen të indinjuar dhe kërkojnë nje reagim nga kompania që ka në administrim mirëmbajtjen e rrugës që të marrë masat sepse nuk mund të rrinë në rrugë.Ndërkohë edhe ditën e djeshme për shkak të motit me dëborë dhe ngrica rruga e Qafë Thanës mbeti e bllokuar për disa orë.