Mimi Kodheli uron të gjithë ushtarakët e FA për Vitin e Ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2014, 16:34
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka uruar me një mesazh video të gjithë ushtarakët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.“Të dashur ushtarakë të FA të Republikës së Shqipërisë, të dashur punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes kudo nga jeni ju uroj për shumë vjet Gëzuar Vitin e Ri 2015. Ju falenderoi gjtihçka keni bërë për 2014 për mundin, sakrificat, djersën ,edukimin, trajnimin, stërvitjen.. Uroj që ky vit të jetë më i mirë se 2014. Me dëshirën e madhe dhe dashurinë që keni treguar në sigurinë e jetës së cdo qytetari shqiptar në sigurinë e misionit tuaj fisnik, atë të mbrojtjes së Atdheut. Ju falenderoi për gjithcka keni përë në 2014. Ju uroj shumë gëzime, shumë lumturi, për ju dhe familjet tuaja. Gëzuar për shumë vjet Vitin e Ri 2015”