Kujdesi për fëmijët jetime, artistët vëmendje të veçantë në këtë fundvit

Në ditën e fundit të 2014 një kujdes i vecantë i është kushtuar fëmijëve të braktisur nga prindërit në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë"Personalitete të botës së artit por edhe politikës kanë vizituar këta fëmijë duke kujtuar se megjithëse ata janë braktisur nga prindërit është shteti i cili u kushton atyre një vëmendje të vecantë.Këtyre fëmijëve u nevojitet dashuria dhe jo gjërat materiale...ndaj në këtë ditë të vecantë një thirrje për të gjitha nënat të cilat jashtë vullnetit të tyre janë të detyruara të braktisin këto foshnja erdhi nga drejtori i Institutit të fëmijëve jetime Ilir Cumani.Gëzime, dashuri dhe vit të mbarë për të gjithë fëmijët, ka qënë ky urimi i personaliteteve të cilat vizituan këto krijesa të braktisura nga prindërit e tyre biologjikë.