Kosovë, plumbi qorr plagos 21 vjeçaren në natën e ndërrimit të viteve

Një vajzë 21 vjeçe është plagosur nga një plumb qorr në krah, dhe dhjetëra qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente në Prishtinë, nga lëndimet e marra nga festimet për Vitin e Ri në Kosovë.Mjekja Nergjivane Halimi, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka shpjeguar për mediat rastet e të lënduarve."Është një fëmijë, e cila është plagosur në dorë, do me thënë në krah, me një armë zjarrmi për ndryshe fëmija momentalisht është mirë, plumbi është eliminua. Prej orës shtatë të mbrëmjes , kemi dy 13 raste me mjete piroteknike don të thotë lëndime të gishtave të duarve. Një e kemi edhe me lëndim të fytyrës, kemi aksidente komunikacioni po ashtu mjaft, prej tyre një është shumë rëndë është vendosur në mjekim intensiv dhe raste të tjera që I kem zakonisht ne, lëndime në shtëpi, sëmundje të sistemit kardiovaskular, lëndime të ekstremiteteve gjatë rrëzimit"Ndërkaq  vajza e moshës 21 vjeçare që mbeti e plagosur nga një plumb qorr në krah ndodhet në Klinikën Emergjente në Prishtinë jahstë rrezikut për jetën.