Panariti inspekton tregjet: Çmimet kanë mbetur të pandryshuara
Cmimet e frutaperimeve në këtë fundvit nuk kanë ndryshuar. Ka qënë ky konstatimi i ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti gjatë inspektimit të kryer në këtë treg.“Vëmë re që nuk kemi rritje të çmimeve, gjë që është një reagim pozitiv edhe i insistimit tonë për të mbajtur çmime të parritura, cmime promocinale dhe ajo që ja vlen të theksohet se është një ofertë që dominohet nga prodhimi vendas”, tha Panariti.Eksportet e produkteve vendase gjatë vitit 2014 janë rritur me 12% dhe kjo për Shqipërinë është një arritje e madhe theksoi.“Bujqësia shqiptare arriti të rrisë eksportet me 12% më shumë krahësuar me një vit më parë, gjë që është një arritje”, u shpreh Panariti.Megjithatë Panariti deklaroi se 2015 do të jetë një vit i cili do të shënojë rritje të mëdha duke e shëndërruar sektorin e bujqësisë në një motor për zhvillimin e ekonomisë së vendit.