Shfaqja e Presidentit pa mustaqe, Nishani uron shqiptarët për Vitin e Ri

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ashtu si çdo vit ka dhënë një mesazh video, duke uruar të gjithë shqiptarët për vitin e ri 2015. Ajo që bie në sy në këtë urim është shfaqja e kreut të shtetit pa mustaqe.Në urimin e tij, presidenti Nishani u ndal kryesisht te kategoritë që kanë më shumë nevojë për mbështetje.“Të dashur qytetarë të vendit tim, bashkëkombas brenda dhe jashtë Shqipërisë, motra dhe vëllezër nata tradicionale e urimeve më të përzemërta sonte na bashkon të gjithëve dhe në cilësinë e Presidentit të Republikës për të tretën herë kam privilegjin dhe nderin t’ju përcjell urimet e mia më të ndjera, më të sinqerta për një vit të ri sa më afër aspiratave tuaja. Gëzuar të gjithëve.Të moshuarve, prindërve që sot nuk i kanë pranë bijtë e tyre, fëmijëve jetim, PAK, atyre që këtë natë e kalojnë në spitale, të papunëve, i uroj një vit më të mirë duke thirru vëmendjne e institucioneve që të jetë vërtet i tillë.Si komandand i përgjithshëm i FA, një urim të vecantë e kam për të gjithë ushtarakëve dhe familjeve të tyre.“Por presidenti nuk mund të shmangte edhe një urim për politikën dhe vizitën e Papës në Shqipëri. Ai ka uruar që këtë vit të rikthehet dialogu i munguar politik dhe se parlamenti të shndërrohet në zërin e të gjithëve.“Uroj që gjatë këtij viti të rikthehet dialogu i munguar, duke rikthyer filozofinë e bashkëpunimit dhe jo të përjashtimit, duke bërë që parlamenti të shndërrohet në zërin e të gjithëve.Ngjarje e një rëndësie historike për ne ishtë vizita historike e Papa Franceskut, afria dhe mesazhet e tij konsideratat për harmonin, paqen dhe dashurinë e shquajnë kuptimin e tyre në këtë natë të bekuar më shumë se çdo herë duke na dhënë shpresë e optimizëm për të ardhmen, solidaritet si shtet dhe komb në udhëtimin tonë integrues drejt atdheut të përbashkët Europës.Të dashur vëllezër dhe motra, të gjithë ne duhet të bashkojmë vullnetet, të shtojmë energjitë dhe të përcaktojmë dëshirat tona më të spikatura për një vit të ri më të mirë dhe të suksesshëm. Së bashku me familjen time ju urojmë gëzuar. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët.”