Shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” i shtohet një kalçeto
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2014, 20:32
Në shtëpinë e fëmijës “Zyber Halluli” është shtuar edhe kjo kalçeto për t’i dhënë mundësi fëmijëve dhe të rinjve të këtij institucioni për aktivitete sportive.E finalizuar në fund të 2014-s në bashkëpunim me biznesin privat, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj simbolikisht organizoi një lojë futbolli me të rinjtë e “Zyber Hallullit” dhe operatorët e TV.Ministri Veliaj tha se mbështetje të tilla nuk do të mungojnë në vazhdimësi për këtë famijë.Më pas festa vazhdoi në shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli.