Krimea feston Vitin e Ri 2015, si pjesë e Rusisë!

Banorët e Krimesë festuan Vitin e Ri të parë si pjesë e Federatës Ruse, duke u mbledhur në sheshin kryesor të qytetit Sevastopoli. Gadishulli në Detin e Zi që lidhet me Ukrainën përmes një rripi të ngushtë, u bë shkak për fundosjen e marrëdhënieve mes Perëndimit dhe Rusisë, pasi u aneksua nga kjo e fundit në mars të vitit të kaluar.Edhe në fjalimin e vundvitit, presidenti rus, Vladimir Putin, e ka përshëndetur aneksimin e Krimesë, duke e quajtur kthim të saj në shtëpi. Sipas Putinit, ky vendim do të mbetet gjithmonë një etapë e rëndësishme e historisë ruse.Putini ka falënderuar të gjithë rusët për gatishmërinë e treguar në mbrojtje të Rusisë, për respektin, drejtësinë dhe përgjegjësinë për të ardhmën e vendit të tyre.Popullariteti i Putinit është rritur së tepërmi për shkak të qendrimit të tij ndaj Ukrainës, por kriza e thellë ekonomike kërcënon të minojë qendrueshmërinë dhe të ardhmen e gadishullit. FjalimiIPutinit pak çaste para mesnate u ndoq me kërshëri nga banorët e Krimesë. Edhe pse gadishulli ishte pjesë e Ukrainës, shumica e popullsisë atje e ndiejnë veten rusë etnikë dhe mbështetën fuqimisht aneksimin nga Moska, duke mosIlënë shumë mundësi reagimi ushtrisë ukrainase.Edhe në lindje të Ukrainës, në Donjeck, njerëzit u mblodhën në Sheshin Lenin në temperaturat minues 20 gradë celcius, për të festuar për herë të parë si shtetas të Republikës Popullore të Donjeckut. Autoritetet e republikës së vetëshpallur kanë bërë të ditur se deri më 3 janar do të hiqet gjendja e jashtëzakonshme për të mos kufizuar daljet në orët e natës. Njerëzit kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit dhe kanë uruar për më shumë paqe në rrajon dhe botë.