Roskovec, 20 vjeçari vdes nga gazi helmues i qymyrit të djegur

Roskovec-Për fat të keq viti i ri ka shënuar viktimën e parë, pak orë pas mbërritjes së 2015-s. Në Roskovec një 20 vjecar është gjetur i pajetë nga familjarët mëngjesin e kësaj të enjteje.Ervin Panaori nga Vidhishti ka ndërruar jetë pas asfiksisë nga gazi i lëshuar nga mangalli i qymyrit. Nga të dhënat paraprake të policisë mësohet se i riu ka lënë hapur mbajtësen e prushit të qymyrit për të ngrohur ambientin.Përgjumja ka rezultuar fatale për 20 vjecarin, pasi lëshimi I gazit të qymyrit të djegur I ka marrë jetën. Një tjetër I afërm I viktimës është asfiksuar por pas dërgimit në spitalin e fierit gjendja e tij ëhstë e qëndryueshme dhe nuk ka rrezik për jetën.