Edicioni i 126 i paradës së trëndafilave
Një ushtri e vogël me vullnetarë në një magazinë të madhe po bëjnë gati dekorimet me fara, me lule dhe bimë të tjera, teksa përgatiten për edicionin e 126 të Paradës së Trëndafilave. Eventi i përvitshëm do të startojë menjëherë pas vitit të ri, mëngjesin e 1 janarit, teksa një karvan i dekoruar me mijëra trëndafila do të përshkrojë bulevardin Colorado të Pasadenas.Parade ikonike ka startuar si pjesë e fushatës promovuese për udhëtime "Verë e pafund" në Kaliforninë e Jugut dhe që nga ajo kohë, mbi 100 vjet më parë, është shndërruar në një traditë të përvitshme që festohet nën siglën "Ëndrra kaliforniane".E ndërsa momenti i shumëpritur po afron, sigurisht që puna dhe lodhja është e madhe. Miliona lule dhe bimë ekzotike nga e gjithë bota janë dërguar në Pasadena për të ndihmuar në dekorimin e karvanit, teksa qindra vullnetarë kanë mbërritur në qytet për të ndihmuar me përgatitjet e fundit.Tim Estes, presidenti i Paradës festive, shpjegon se ka qënë vërtet e vështirë të punosh për paradën dhe për organizimin kanë ndihmuar qindra punonjës, janë dashur qindra ton lule dhe një ekip i palodhur."Në cdo karvan janë përdorur dhjetëra lloje lulesh. Jemi kujdesur për muaj me rradhë për miliona lule që na janë dërguar nga e gjithë bota, na është dashur të përdorur shumë po shumë ngjitës për ti mbajtur lulet e bashkuara. Le të mos flasim më pas për vështirësitë e tjera si nafta, motorrët e karvanit, për gomat, për rrotat, për sistemin e animacionit, për muzikës, ka shumë pjesë përbërëse dhe kjo e bën këtë paradë vërtet unike" u shpreh Estes.Tema këtë vit për paradën është "Histori frymëzuese" ndërsa arkitektët kanë punuar përgjatë të gjithë vitit për ta organizuar dhe pasqyruar eventin ashtu sic duhet.Qyteti Torrance, tashmë festoon 61 vjetorin si qytet anëtar i paradës dhe këtë vit në paradë kujton dhe nderon figurën e Marreshallit Louis Zamperini. Ky i fundit është rritur në Torrance dhe konsiderohet nga banorët e saj si një hero."Medaljet e tij, historitë e bëmat e tij, ne jemi vërtet me fat që Marreshalli i madh përfaqson qytetin tonë. Ne jemi munduar të bëjmë aq sa kemi patur mundësi por ai kishte vërtet një jetë të jashtëzakonshme, aq sa është e vështirë që ta përshkruash me kaq gjë" tha Roseanne Villallobos, presidentja e Shoqatës së luleve të Torrance.Veteran i Luftës së Dytë Botërore dhe Atleti olimpik njëkohësisht u nda nga jeta në korrik të këtij viti. Familja e tij e prezanton atë në këtë paradë si Mareshalli i madh. Madje edhe filmi "Unbroken" i aktores dhe regjisores Angelina Jolie bazohet pikërisht mbi jetën e marreshall Zamperinit.Fondacioni kundër virusit HIV AIDS nga ana e tij, po nderon mjekët të cilët kanë luftuar kundër sëmundjes së Ebolas në Afrikë dhe përqark globit me karvanin nën siglën "Në Mbrojtje të shëndetit global".Një foto e doktor Sheik Humarr Khan, i cili ka punuar në fondacionin kundër sidës për vite me rradhë do të zërë vend në karvan gjithashtu. Dr.Khan u nda nga jeta pasi mjekoi një pacient me Ebola në Sierra Leone dhe u infektua nga sëmundja edhe vetë."Fakti se fondacioni kundër AIDS po nderon atë dhe se fotoja e tij do të qëndrojë mbi kalvar në kujtim dhe nderim të të gjithë atyre që dhanë jetën kundër sëmundjeve të shekullit, është një histori frymëzuese për të gjithë botën. Duhet të jemi gjithsesi të ndërgjegjshëm se SIDA dhe Ebvola ende po merr jetë njerëzish" tha Sahid Khan, vëllai i doktorit të ndarë nga jeta.Kalvarë të tjerë përfshijnë foto dhe histori fyrmëzuese në nderim dhe kujtim të emrave dhe personazheve të tjerë të njohur që kanë bërë dicka frymëzuese.Cuditërisht edhe seriali i njohur televiziv amerikan, "Beqari" do të ketë një kalvar të tij në paradë pasi është gjithashtu, sipas amerikanëve, një histori dhe ngjarje frymëzuese për qindra e mijëra njerëz.Ndonëse parade e trëndafilave do të nisë herët në mëngjesin e të enjtes së 1 janarit, pritet që turma njerëzish të mblidhen që në mesnatën e 31 dhjetorit, për të festuar bashkë edhe minutat e ndërrimit të viteve për të pritur më pas orët e paradës.