Viti i Ri starton me barazi gjinore, djalë dhe vajzë fëmijët e parë
Tiranë-Emanuele është fëmija i parë i seksit mashkull,i cili erdhi në jëtë minutën e parë të vitit 2015.Foshnja ka lindur rreth orës 00:01 në maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet dhe pesha e tij është rreth 4.2 kg.Për familjen nga Tepelena fëmija është një bekim, pasi së pari ai vjen pas 11 vitesh dhe së dyti sepse është djali pas dy vajzave të tjera të çiftit.Për mamanë e Emanuelit, Mondën emocioni është shumë i madh, pasi ata kishin preferuar që gjininë e fëmijës të mos e shikonin dhe surpriza ishte shumë e madhe.Mjeku i cili asistoi në lindjen e fëmijës pohon si ai gëzon shëndet të plotë dhe erdhi në jetë pa asnjë komplikacion.Pas Emanuelit në maternitetin “Koço Gliozheni”, rreth orës 03:00 të mëngjesit në jetë ka ardhur një vajzë, kjo si ironi e fatit për të treguar se 2015 do të sjellë akoma edhe më shumë barazi gjinore.Ndërkohë Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në ditën e parë të vitit, ka zgjedhur të vizitojë Elbasanin, ku ka vizituar edhe fëmijën e ardhur në jetë në 2015, i cili është djalë.Ministri Beqaj gjithashtu ka zhvilluar një vizitë në Spitalin Onkologjik dhe në urgjencën e qytetit, ku ka parë nga afër situatën.