Festë fishekzjarresh në botë në natën e ndërrimit të viteve
2015-ta u prit me fishekzjarre në të gjithë kryeqytetet europiane. Në Berlin, u mblodhën rreth 1 milionë persona për të parë spektaklin e dritave pranë Portave të Brandeburgut, ku u hodhën mbi 6 000 fishekzjarrë. Edhe moti u duk se i bëri një dhuratë berlinezëve të mbledhur në shesh, duke ndihmuar në ndezjen e atmospheres.Në Paris, 2015 nisi me një spektakël të vërtetë fishekzjarrësh mbi Harkun e Triumfit, një ikonë e kryeqytetit francez. Dhjetra mijëra vetë u mblodhën në Champs Elysees për të shijuar festimet. Parisi kishte vite që nuk organizonte një event madhështor për ndërrimin e viteve për çështje sigurie, por këtë vit ishin marrë masat me 9000 oficerë policie që mbikqyrnin festimet!Në Londër, rreth 100 000 vetë u mblodhën rreth orës së famshme Big Ben për të pritur vitin e ri. Por ndërsa ora ikonë e kryqytetit anglez shënonte sekondat e para të 2015-s, 12 000 fishekzjarrë mbi lumin Tamiz ndezën atmosferën. Këtë vit, për herë të parë, njerëzit duhet të pajiseshin me bileta për të parë spejktaklin.Në Times Square të Nju Jorkut, siguria ishte e veçanërisht e lartë teksa qindra mijëra pesona u mblodhën për të festuar ndërrimin e viteve. Muajt e fundit të 2014-s ishin shënuar nga protesta të shumta, por këtë herë sheshi më i madh në Manhatan u mbush me njerëz që donin të festonin, duke mos u ndalur as para temperaturave të ulta, që shkonin deri në -8 gradë celcius.Dhe kur akrepat shënuan orën 12, çiftet filluan të putheshin nën tingujt e "Neë York, Neë York" të Frenk Sinatrës.Në Dubai, paneli më i madh në botë me ekrane LED mbi kullën Burj Khalifa, dhuroi diçka të veçantë përveç fishekzjarreve . 70 000 ekrane LED u përdorën, duke vendosur kështu një rekord në Librin Guiness. Vetë qiellgërvishtësi Burj Kahlifa mban rekordin si godina më e lartë në botë, me 829,8 metra.