Defektet e energjisë, në terr të plotë shumë fshatra në veri dhe juglindje

Megjithëse OSHEE garantoi se kishte marrë të gjitha masat, një pjesë e mirë e zonave të Shqipërisë vijojnë të jenë pa energji elektrike. Në errësirë prej disa orësh janë edhe disa lagje në kryeqytet, ku banorët e Kodrës së Diellit janë pa energji që nga mëngjesi i sotëm. Në terr prej disa orësh janë edhe disa lagje të Lezhës. Mësojmë se OSHEE po punon për riparimin e difektit.Prej disa ditësh banorët e zonave të Librazhdit janë në errësirë për shkak të difektit në rrjet, po kështu edhe disa fshatra në Kukës, Korçë, Fier, Lushnje dhe Vlorë.Me herët OSHEE nëpërmjet një njoftimi bëri me dije se do të jetë në gatishmëri gjatë ditës së festës së fundvitit dhe ditëve të para të vitit të ri 2015 për të siguruar mbulimin me energjie elektrike të gjithë vendin.Kompania ka vendosur në gatishmëri rreth 3 mijë punonjës të cilët do të kordinohen mes tyre sipas një skenari masash për të monitruar të gjitha linjat dhe nënstacionet 24 orë në 24.Gjithashtu komapnia i bën thirrje konsumatorëve të shmangin oraret e ngarkesave për përdorimin e energjisë në mënyrë që të shmanget mundësia e ndonjë avarie.