Për herë të parë pas shumë vitesh asnjë incident në festime
Policia kishte marrë të gjitha masat që ndërrimi I viteve të kalonte pa asnjë problem.Në krye të të operacionit të qindrave forcave të policisë ka qënë vetë drejtori I policisë Artan Didi dhe kyrepolici I Tiranës Ardian Çipa.Drejrori i përgjitshëm Didi tha se deri në mësnatë nuk ka patur aksidente ndërsa plani i masave do të vijojë edhe në dt 1 dhe 2 janar.“Deri tani jam i kënaqur me shërbimin e policisë por dhe me situatën e rendit dhe sigurisë publike, deri tani nuk kemi asnjë ngjarje, nuk është njoftuar asnjë incident edhe me fishekzjarret”, tha Didi.Edhe për drejtorin e policisë së Tiranës kjo ishte një natë e gjatë, por sic tha ai me të gjithë efektivët e policisë në gatishmëri për të ruajtur qetësinë.Në fakt sakrifica e policisë në këtë të ftohtë ia ka vlejtur. Për herë të parë këtë vit në kryeqytet e as në rrethe nuk janë shënuar incidentet nga fishekzjarre, dhe as aksidente rrugore.