Siri, apeli i dy italianeve të marra peng nga Al-Nusra!
Që në orët e para të 2015-s një video e publikuar në rrjetet sociale na ka kujtuar se konfliktet nëpër botë nuk mbetën në vitin e kaluar. Dy punonjse vullnetare italiane, Greta Rameli dhe Vanesa Marxulo, të marra peng në Siri nga Al Nusra, që prej 31 korrikut të vitit 2014, kanë bërë apel se jetët e tyre ishin në rrezik."Jemi në rrezik të madh, dhe mund të na vrasin. Qeveria dhe ndërmjetësit e saj janë përgjegjës për jetët tona", thotë në anglisht njëra prej dy vajzave në videon që duket se është regjistruar në 17 dhjetor. "I përgjerohemi qeverisë dhe ndërmjetësve të saj të na sjellin në shtëpi para Krishtlindjeve". Një mesazh pak i vonuar tashmë, edhe pse vërtetësia e videos mbetet për t'u verifikuar.Qeveria italiane ka nisur prej kohës negocimet për lirimin e vajzave, por me sa duket gjërat nuk po shkojnë sipas planit të grupimit krahut të Al-Kaedës në Siri. Në vendin e përfshirë nga lufta prej katër vitesh tashmë, janë me dhjetra gazetarët dhe punonjësit vullnetarë të marrë peng për lirimin e të cilëve grupimet terroriste kërkojnë shumë të mëdha parashë.