Ndërtimi pranë digës, ambientalistët: Digat rrezikojnë të shemben
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2014, 16:32
Ambjentalistët kanë ngritur zërin për ndërtimin shumëkatësh që po merr jetë në zonën përball digës së Liqenit Artificial. Sipas tyre po zaptohet cdo hapsirë e gjelbërt që është në funksion të qytetarëve dhe se në asnjë vend tjetër nuk është parë të ndërtohet pranë digave, për shkak se rrezikojnë shembjen e tyre.Problemi i ngritur nga grupi i ambjentalistëve ka rreth 3 muaj që është bërë publik, por mesa duket asnjë institucion përkatës nuk ka vepruar për të ndaluar punimet rreth 50 metra nga diga e Liqenit Artificial.