Moti me dëborë, të gjitha rrugët nacionale të kalueshme me zinxhirë

Vijon të jetë problematike situata në rrugët e zonave veriore dhe juglindore të vendit të cilët që prej së dielës ndodhen nën pushtetin e dëborës.Në Pukë, Kukës Tropojë dhe Dibër trashësia e dëborës shkon deri ne 80 cm në zonat e thella . Të bllokuara në Kukës janë komuna Zapoll, Kalis, Grykë-Çaj dhe Arrën po ashtu edhe disa fshatra të komunës Shishtavec Topojan, Bushtricë, Ujmisht, Marzi, Surroi etj.Në Tropojë të bllokuara janë komunat Lekbibaj, Llugaj, ndërkohë që rrugët në disa fshatra të komunave Margegaj, Tropoje e vjetër, Llugaj Bujan janë më problematike për lëvizjen e banorëve.Në rrethin e Hasit ka probleme në fshatrat e komunave Golaj, Gjinaj, Fajza.Prefekti i Kukësit Safet Gjici ka paralajmeruar drejtuesit e njësive vendore të pastrojnë rrugët në të kundërt paralajmëron penalizime." Rrethet Kukës e Has nuk furnizohen me energji elektrike për shkak të një defekti të shkaktuar në linjën e tensionit të lartë Fushëarrëz - Kalimash, të bllokuara komunat Zapot, Kalis, Grykecaj e Arrëz po ashtu të bllokuara dhe disa fshatra të komunave Shishtavec, i bëj thirrrje tre kryetarëve të bashkisë Kukës, Has dhe Tropojë të pastrojnë borën dhe të hapin rrugët".Të vështira për tu kaluar janë akset kryesore në qarkun e Dibrës ku në segmentin Peshkopi - Bulqizë kalohet vetëm me zinxhir, segmenti Rrëshen - Lurë është i pakalueshëm, në ketë qark bora arrin 60 cm në zona të thelladhe që me orë të tëra kanë qene pa energji elektrike.Rruga e Kombit kalohet pa zinxhir ndërsa në akset e tjera kalohen më zinxhir, qarku i Dibrës është i kalueshëm në të gjitha segmentet rrugore dhe ne disa segmnete që janë të vështira kalohet me zinxhir.Qarku i Shkodrës sidomos pjesa më e vështirë pjesa e Pukë - Qafë malit që lidhet me Kukësin dhe Bajram Currin është e kalueshme zinxhir.Në qarkun e Korçës të gjitha akset kalohen me zinxhirë, në Dardhë, Qafe Qarri, Qafë Thanë trashësia e borës shkon deri 30 cm. Në aksin Korçë- Kapshticë dhe Korçe - Petrushkë trashesia shkon 15 cm, firmat borëpastruese janë në rrugë dha vazhdon puna për kriposjen e akseve.Prefekti i Qarkut Korçë Ardit Konomi u shpreh se : "Ka shtylla elektike të rrëzuara, jo vetëm shtylla druri por edhe betoni, në zonën e Korçës , ka një ekip 160 vetash nga shërbimet elektrike në terren, kufiri i emergjencave civile është në gadishmëri të plotë, ne kemi të gjitha resurset e mobilizuara, aktualisht po mbajmë rezervë një mjet transporti ose borëpastruese" .Rruga Elbasan - Librazhd - Qafë Thane, kalimi behet me zinxhir po punohet me dy borëpastruase nga Xhyran në Qafë Thanë vazhdojnë reshjet e deborë dhe trashesia ka arritur në 15 cm. Ne Murrash ka pasur shembje dhe po punohet për pastrimin e rrugëve. Aksi Librazhd - Seblevë është i bllokuar për shkak të rrëzimit tërthor të një kamioni në vendin e quajtur Llangë trashesia e bores ketu ka shkuar ne 40 cm.