Norman Atlantic, i mbijetuari shqiptar: Kapiteneria na lanë në dorë të fatit!
Një prej të mbijetuarëve nga tmerri treditor mbi Norman Atlantic, Sokrat Qendro, tregon orët e frikës dhe panikut që pushtuan të gjithë pasagjerët mbi tragetin që mori flakë të dielën.Qendro, shqiptar me dokumenta italiane thotë se askush nga stafi i tragetit nuk i erdhi në ndihmë pasagjerëve, duke i lënë për orë të tëra pa ndihmë, deri sa kishin mbërritur skuadrat e para të shpëtimit.Sokrat Qendro: "Kur nisi operacioni i shpëtimit ishte efiçent, por problemi ishte përpara. Nga ora tre e mëngjesit e deri në mesditë, kur nuk dëgjuam asgjë e nga askush. Asnjë nuk na thoshte çfarë të bënim e çfarë të mos bënim, por na lanë në dorë të fatit. Pastaj nga moment që erdhi ndihma gjërat ndryshuan. Por deri në atë moment isha unë dhe dy djem të tjerë që po përpiqeshim të organizonim dhe ndihmonim njerëzit", thotë Qendro.47-vjeçari tregon, i cili jeton në Itali prej disa vitesh, tregon se ka dalë nga kabina e tij vetëm pasi kishte dëgjuar të tjerët duke u larguar.Sokrat Qendro: "Dëgjuam njerëz që ulërisnin dhe vraponin duke dalë nga kabinat e tyre kështu që dola dhe unë. Pastaj pamë tymin që dilte, mora jelekun që ishte poshtë krevatit dhe më pas dolëm të gjithë jashtë në kuvertë me atë që kishim veshur në trup. Jashtë ishte errësirë dhe nuk shihej asgjë, ujë nga të gjitha anët"Operacioni i shpëtimit ka përfunduar me kaos për numrin e viktimave, pasi dhjetra emra nuk figuronin as në listën e të shpëtuarve as në të viktimave, diçka që autoritetet italiane po përpiqen të verifikojnë sa më shpejt.[caption id="attachment_444059" align="alignright" width="640"]
Në foto: I mbijetuari shqiptar[/caption]Në foto: Fytyrat e të mbijetuarve pasi u shpëtuan në anijen Spirit of PirauesFotot e "ferrit" në Norman Atltantic