Merr fund misteri i anijes “Blue Sky” me 500 emigrantë, s'është në vështirësi, nuk ka probleme në bord

Pavarësisht misterit që shoqëroi për orë me radhë anijen e mallrave “Blue Sky”, duket se mediat italiane kanë hedhur dritë mbi atë se çfarë ka ndodhur.Mediat italiane duke cituar autoritetet greke kanë deklaruar se nuk është më ne vështirës, anija me flamurin e Moldavisë e mbushur me 500 emigrantë që kishte lëshuar një alarm SOS. Nuk ka asnjë problem mekanik dhe asgjë të dyshimtë në bord thanë autoritetet .Ndërkohë, një helikopter HH - 139 i Forcave Ajrore u ngrit nga baza e Gioia del Colle në Pulia për të arritur anijen.Referuar mediave greke në bordin e anijes gjenden 500 emigrantë, ku sipas kryetarit të bashkisë së Korfuzit, Kostas Nikolozos shumica janë sirianë.Mediat greke dhe ato italiane japin të dhëna të ndryshme për vendndodhjen e anijes. Mediat greke thanë se anija po lundronte me shpejtësi të ulët në drejtim të ishullit Otoni, ndërsa mediat italiane thanë se anija është pikasur në drejtim të Puglias në Itali.Por ajo që mbetet për tu zbardhur është se  a ka pasur persona të aramtosur në anije apo jo? Ashtu sikur u dha dhe alarmi SOS.Ja çfarë ndodhi sot me anijen "Blue Sky"Anija e mallrave me flamur moldav "Blue Sky", e cila rreth orës 13:00 lëshoi sinjalin SOS pranë brigjeve të Korfuzit është e mbushur me 600 emigrantë, shumica sirianë ka ndryshuar drejtim për në rajonin e Puglias në Itali.Mediat nuk janë të sigurta nëse ky alarm eshtë lëshuar për shkak të pranisë së njerëzve të armatosur në bord apo anija ka pasur probleme me motorin?Telegraph online, ka cituar nje televizion gjerman që thotë "Se alarmi është lëshuar për problem me motorët dhe jo për praninë e njerëzve të armatosur"Ndërkohë anija ka ndryshuar drejtimin dhe tani po shkon drejt Puglias . Menjëherë pas lëshimit të alarmit SOS, autoritetet greke kanë dërguar helikopterë në ndihmë. Informacionet nga mediat italiane thonë se ka gjasa që anija të jetë braktisur nga ekuipazhi.Më herët marina greke konfirmoi se klandestinët janë braktisur nga trafikantët në det të hapur dhe forcat speciale greke janë nisur drejt anijes.Anija “Blue Sky M” ndodhet në ujërat italiane dhe po monitorohet nga autoritetet italiane për të parë nëse brenda saj ka emigrantë sirianë.Kushtet atmosferike në det janë të rënduara pasi raportohet që era fryn me 49 kilometra në orë.Fillimisht sinjali është dhënë nga një pasagjer në bord i cili raportoi se në anije kishte njerëz të armatosur.Sinjali është kapur fillimisht nga autoritetet italiane të cilat më pas ia kanë përcjellë atyre greke. Menjëherë marina greke është nisur për të verifikuar raportimet pasi ishte shumë pranë zonës pasi ishte përfshirë në operacionin e shpëtimit të tragetit Norman Atlantic.Anija moldave po udhëtonte drejt Kroacisë dhe mendohet se ishte nisur nga Turqia. Sipas raportimeve ndërsa ishte ende në ujërat e detit Jon, anija ka ndryshuar kurs për në Itali krejt papritur.Tani mendohet se ndodhet pikërisht pranë ishullit Otoni përballë brigjeve shqiptare, ku edhe ndodhi incidenti tragjik i anijes Norman Atlantic.[caption id="attachment_444118" align="alignright" width="634"]Në foto: Anija Sky Blue që lëshoi sinjalin SOS Në foto: Anija Blue Sky që lëshoi sinjalin SOS[/caption][caption id="attachment_444117" align="alignright" width="634"]Në foto: Forcat greke të shpëtimit duke shkuar drejt anijes Në foto: Forcat greke të shpëtimit duke shkuar drejt anijes[/caption][caption id="attachment_444119" align="alignright" width="640"]Në foto: Forcat greke të shpëtimit duke shkuar drejt anijes Në foto: Forcat greke të shpëtimit duke shkuar drejt anijes[/caption][caption id="attachment_443965" align="alignright" width="740"]Në foto: Rrugëtimi që bëri anija Në foto: Rrugëtimi që bëri anija[/caption][caption id="attachment_443923" align="alignright" width="740"]Në foto: Vendodhja ku ndodhet anija Në foto: Vendodhja ku ndodhet anija[/caption]