Rruga e Arbrit, përfundon shpimi i tunelit të Qafës së Buallit
Ka përfunduar shpimi i tunelit të Qafës Buallit në rrugën e Arbrit. Zyrtarisht sot ky tunel u lidh me te dy krahet e tij. Lajmi është konfirmuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.Tuneli me një gjatësi prej 464 metrash ka filluar në fillim të muajit tetor 2014 dhe ka përfunduar hapjen sipas planifikimit sot më 30 dhjetor 2014.Në inspektimin e datës 6 Dhjetor 2014 në Bulqizë, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto u shpreh mbi punimet në Qafe-Buall se kompania po ecte me ritmet e duhura dhe kërkoi që punimet për ndërtimin e tunelit të behen në standardet bashkëkohore dhe deklaroi se data 30 Dhjetor do të ishte data që tuneli do të bashkohej në shpim nga të dyja anet.Rruga e Arberit është një ndër prioritetet e qeverise shqiptare, për zhvillimin e zonës dhe lidhjen e zonës verilindore me zonat e tjera në vend dhe rajonin.Ky tunel është tuneli i pare, qe po ndertohet nga nje kompani shqiptare