Rama: 2014, vit i suksesshëm për sektorin e shëndetësisë

Kryeministri Edi Rama theksoi se megjithëse pritshmërite e tij personale, të qeverisë dhe publikut për sektorin shëndetesor vijojnë te jene të larta, 2014- ta mund të konsiderohet një vit i sukseshëm për këtë sektor.Ne takimin me shërbimet më të mira mjeksore Rama tha se gjatë këtij viti u shlyen 40 milionë dollarë borxhe të mbartura nga qeveria e mëparshme, u garantua furnizimi me barna dhe pajisje shendetesore spitaleve dhe qendrave të shendetit parësor, ndërsa u vunë në punë dhjetë paketat e para të kujdesit shëndetësor falas .“92 perqind e borxheve jane shlyer dhe ditet e fundit të vitit buxhetor, gjithë detyrimi do të likujdohe , pra as me shumë e as më pak po rreth 40 milionë dollarë nuk janë më në kurrizin e sistemit. Në 2014 - ën u realizua një furnizim i plotë dhe i vijueshëm i spitaleve me barna dhe materiale mjeksore dhe u shtuan 189 barna në krahasim me vitin 2013 dhe sasia furnizimit ishte 1. 5 herë më e lartë dhe dyfishi për mjekimin e sëmundjeve" tha kryeministri.Megjithatë përtej 10 paketave që prekin shërbimet specifike, kreu i qeverisë nuk foli për shërbimin shëndetësor falas si një nga premtimet kryesore të fushatës së socialistëve përpara se të vinin në pushtet."Jane 10 paketa pa pagesë të financuara 100 perqind nga qeveria, pra falas, që kanë nisur të zbatohen jo vetëm në spitalet shtetërore po edhe në ato jopublike, paketat përshijnë shërbime bazë të kardiokirurgjisë nefrologjisë, kardiologjisë dhe impiantit koklear”