Lejet e ndërtimit të bllokuara në Shqipëri, në Pezë nis ndërtimi i një objekti
Në kohën kur lejet e ndërtimit janë bllokuar në Shqipëri, e nëse hedh një tullë shkon në burg, në afërsi të komunës Pezë janë hapur themelet e një objekti.Ne pyetëm nënkryetari e komunës Pezë Egert Spahiu nëse ishte marrë leja për një ndërtim. Spahiu tha se subjekti që po bënë ndërtimin nuk ka aplikuar për leje tek pushteti lokal madje I ka sfiduar drejtuesit të komunës momentin që është kërkuar llogari.“Për këtë rast kemi marrë masat e duhura, sipas ligjit për inspektimin e ndërtimit për subjektin në fjalë që është subjekti kundravajtës kemi konstatuar se ky subject nuk është pajisur me asnjë lloj dokumentacioni në fushën e ndërtimit dhe të urbanistikës. Në këto kushte ky ndërtim i sapo filluar dhe do të ndiqen hapat e duhura ligjore dhe do të merren të gjitha masat. Momentalisht ne jemi të pezulluar për dhënien e lejeve në fushën e ndërtimit, por është e përkohshme”Akt inspektimi i bërë, po ashtu edhe shqetësimin komuna Pezë ia ka dorëzuar Inspektoriatit Ndërtimor Urbanisit. Tashmë I takon INUK të vendos nëse do të lejoj këtë objekt të ndërtohet apo jo.