Bie konsumi në prag festash, qytetarët blejnë më të domosdoshmet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2014, 15:39
Festat e fundvitit nuk kanë ndikuar në rritjen e konsumit.Qytetarët shqiptarë në prag të ndërrimit të viteve nuk kanë bërë shumë pak blerje në krahasim me vite më parë.Tregtarët në Pazarin e Ri në kryeqytet shprehen se shitjet këto ditë janë si ditë normale.Ndërsa përsa u përket çmimeve tregtarët shpjegojnë se ka një tendencë të lehtë rritjeje me 10-20 lekë.Qytetarët nga ana tjetër ankohen se çmimet janë rritur dhe i kërkojnë qeverisë të marrë masa. Por ka edhe nga ata qytetarë që shprehen se çmimet nuk kanë ndryshuar.Në çdo vend të botës por edhe në Shqipëri në prag të festave të fundvitit konsumi rritet ndjeshëm por mesa duket pamundësia ekonomike por edhe frika për të ardhmen ka detyruar shqiptarët që të festojnë më pak këtë vit.