Gjeli i detit, shitjet shumë të pakta, ulen çmimet në minimum
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2014, 15:51
Simboli i darkës së ndërrrimit të viteve mesa duket nuk është më i pranishëm në tavolinën e shqiptarëve.Tregtarët shprehen se gjatë këtij viti kanë shitur shumë pak edhe pse çmimet kanë rënë në nivelin më të ulët të viteve të fundit.Qytetarët nga ana tjetër ankohen se nuk kanë mundësi ekonomike për të blerë gjelin e detit.Shqiptarët këtë fundvit harrojnë taditën e blerjes së gjelit të detit.Tregtartët shprehen se blerjet janë shumë të pakta edhe pse çmimet kanë rënë ndjeshëm duke u shitur me 500-600 lekë kg nga 800 apo 900 lekë që shitej para pak ditëve.Ata i bëjnë apel shtetit për ndihmë.Qytetarët ndërkohë shprehen se nuk kanë mundësi financiare për të blerë gjelin e detit edhe pse çmimet janë shumë herë më të ulta këtë vit.