Reshjet e borës, akset ku duhet të keni kujdes para se të lëvizni
Situata në rrugët e zonave veriore dhe juglindore të vendit vijon të jetë problematike për shkak të reshjeve të shumta të dëborës.Në Kukës, Tropojë, Dibër dhe Pukë, trashësia e borës shkon deri në 80 cm në zonat e thella e thella.Për pasojë rruga Bajram Curri-Tiranë është e pakalueshme nga Qafa e Malit si pasoje e ortekëve.Në Rrugën e Kombit nuk mund të qarkullohet pa zinxhirë. Ndërsa trashësia e dëborës arrin deri në 50 cm tek tuneli i Kalimashit.Rrugët Kukës-Qafë Shllak, Bajram Curri-Qafë Morinë, Bajram Curri-Valbonë dhe Bajram Curri -Fierzë janë të kalueshme vetëm me përdorimin e zinxhirëve.Vazhdojnë të jenë të bllokuara rrugët drejt komunave Arrën, Zapod, Kalisë, Surroj në Kukës. Ndërsa janë hapur rrugët që lidhin qëndrën e komunave si Malzi, Kolsh, Bicaj, Bushtricë, Tërthore, Shtiqën, Shishtavec,Grykë, Ujmisht, Topojan.Ndërsa në Has dhe Tropojë të gjitha rrugët drejt qendrat e Komunave janë të hapura por disa fshatra vazhdojnë të jenë të izoluara.Ndërsa kanë mbetur pa energji elektrike qyteti i Kukësit Komuna Tërthore, dhe fshati Breg-Lumë nuk ka energji elektrike pasi ka një difekte.