Prokuroria e Barit: "Iliria" e paautorizuar, s'duhej të rimorkionte "Norman Atlantic"

Prokuroria e Barit i kërkon autoriteteve shqiptare të ndalohet , çdo veprim sa i takon rimorkimit dhe zhvendosjes së “Norman Atlantic” drejt bregut shqiptar.Giuseppe Volpe prokurori i Barit në një konferencë për shtyp la të kuptojë se rimorkiatorja “Iliria” nuk duhej të ishte marrë me rimorkimin e “Norman Atlantic” pasi mund të ndikojë në prishjen e provave që të zbulojnë shkaqet e vërteta të shpërthimit të flakëve. Madje kjo nuk ishte aspak e mirëpritur nga pala italiane."Ndërsa anija ushtarake “San Giorgo” me urdhrin tonë vazhdonte të kontrollonte zonën duke marrë nga ne urdhrin që të mos lëvizte derisa  ne të kishim marrë në dorëzim anijen. Urdhëruam shoqërinë e rimorkimit të Brindizit  “Barleta” e cila ndodhej në ato ujra të bënte rimorkimin e anijes për ta transportuar në Brindizi. Pasi morëm ok nga autoritete shqiptare kërkuam që të bëhej rimorkimi i anijes.Askush nuk mund të ketë posedimin e anijes pa urdhrin e prokurorisë së Barit. Këtë e them sepse na kanë sinjalizuar prezencën e rimorkiatorëve të sinjalizuar nga firma (me qëllim, këtë nuk e kemi kuptuar mirë) por që nuk do të donim të ketë qëllim shmangien nga hetimet. Shpresojmë që kjo të mos ndodhë. I kemi kërkuar autoriteteve shqiptare që të ndalojnë që kjo të ndodhë.Dua të shtoj dhe dy rimorkatiatorë shqiptarë, nuk e kemi kuptuar mirë, nëse janë dërguar nga firma, apo nga autoritetet shqiptare, po përpiqeshin të tërhiqnin anijen drejt brigjeve shqiptare. Dhe ndërsa shqiptarët, që nuk janë shumë të vlerësuar në këtë veprim, po bënin rimorkimin kanë ndodhur dhe vdekja e dy rimorkiatorëve shqiptarë." deklaroi Volpe.Autoritetet italiane i kanë kërkuar prokurorisë shqiptare leje për të bërë sekuestron e anijes, pasi anija ishte në ujrat territoriale shqiptare.