Aksidentohet familja e ish-zv/ministrit të Brendshëm Avenir Peka, humb jetën i biri 11 vjeç
Tiranë-Djali i ish zëvendësministrit të Brendshëm, Avenir Peka humbi jetën mbrëmjen e së henës pasi familja u përfshi në një aksident automobilistik.Mjeti tip "Chrysler" me targë AA200AR, me të cilin udhëtonin bashkëshortja e Pekës bashkë me dy djemte e tij dhe një fëmijë tjetër u goditën nga një makinë tjetër në zonën e Kopështit Botanik në Tiranë.Përplasja mes dy mjeteve ishte e fortë dhe për pasojë të dy makinat përfunduan jashtë rrugës. Për pasojë bashkëshortja e ish zëvendësministrit, Enkelejda Peka dhe tre fëmijët që udhëtonin në makinë në të mbetën të plagosur.Plagët më të rënda i ka marrë 11 vjecari R. Peka, i cili më pas ka ndërruar jetë duke u dërguar për në spitalin e Traumës. Plagë kanë marrë edhe Enkelejda Peka dhe 8-vjeçari I.Peka dhe fëmija tjetër me iniciale A.Bylykbashi por raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.Lëndimë po ashtu kanë marrë edhe personat që udhëtonin në mjetin tjetër. Ata janë dërguar në spitalin e traumës për ndihmë mjekësore.Ndërkaq, në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë që nisën punën për sqarimin e shkaqeve të aksidentit tragjik.[caption id="attachment_443853" align="alignright" width="640"]
Në foto: Djali i ish zevendes ministrit te brendshem dhe makinat e aksidentuara[/caption]